Flash News

KRYESORE

Mazhoranca miraton marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe pr.ligjin për zonat e mbrojtura

Mazhoranca miraton marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe

Pa votat e opozitës, mes kaosit dhe zhurmës për 8 minuta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla shpalli miratimin e marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët.

Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita e cila e ka konsideruar të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. PD e çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen, e cila gjykoi se ishte në përputhje me ligjin duke i hapur rrugë ratifikimit.

"Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” është  në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi", thuhej në vendimin e Kushtetueses.

Bashkë me marrëveshjen për refugjatët, u miratua edhe projektligji për zonat e mbrojtura gjithashtu i kundërshtuar fort nga deputetja demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit ka thënë më herët se bie ndesh me standartet e Bashkimit Evropian.

"Deputetët socialist nuk janë konsultuar me asnjë grup interesi, me shoqërinë civile, nuk janë konsultuar as me qytetarët pasi ky është një ligj që prek drejtëpërdrejt interesat e qytetarëve sepse bëhet fjalë për zonat e mbrojtura në të gjithë Shqipërinë.

Po ashtu ky projektligj i deputetëve socialist shkon ndesh me standartet e Bashkimit Europian, ndërkohë që ne jemi një vend që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe kemi detyrimin përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian", deklaronte Zhupa.

Projektligji për Amnistinë Penale është tërhequr nga rendi i ditës së Kuvendit nga socialistët, edhe pse në mbledhjen e fundit të grupit ranë dakord ta votonin në seancën e së enjtes.

Të fundit