Flash News

KRYESORE

Mbërrijnë liderët europiane, Vjosa Osmani: BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra

Mbërrijnë liderët europiane, Vjosa Osmani: BE-ja të

Liderët e rajonit dhe ata europianë kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku do të mbahet samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një prononcim për gazetarët para se të hynte në samit. Ajo tha se në fund të vitit, Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në BE.

“Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE.

Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

 

 

Të fundit