Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Mbikalimi pa lidhje”, kur edhe Google Maps s’e kupton çfarë kemi ndërtuar

POLITIKO.AL
Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetarëve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tëra në rrugë.
Miliona lekë janë investuar për ndërtimin e mbikalimit të ri pranë Fabrikës së Miellit, por rezultati ka qenë më shumë trafik sesa reduktimi i tij.
Në vend që të shkurtonte kohën e udhëtimit, projekti që u promovua si zgjidhje, duket se ka komplikuar edhe më shumë lëvizjen.

Në hartën më të përdorur në vend, “Google Maps”, ai shfaqet me emrin ironik: “Mbikalimi pa lidhje” një përshkrim që, mesa duket, përputhet me realitetin në terren.

Investim i madh, rezultat i dyshimtë
Mbikalimi u hap tërësisht për qarkullim më 30 dhjetor 2024, si pjesë e rikonstruksionit të aksit hyrës në Tiranë. Qëllimi ishte të zhbllokohej fluksi i trafikut dhe të përmirësohej qarkullimi për mjetet dhe këmbësorët.
Por rezultati nuk ka qenë aspak ai që pritej. Përkundrazi, qytetarët herë pas here kanë raportuar kaos, mungesë sinjalistike dhe ndërprerje të rrugëve dytësore duke e kthyer këtë vepër në një nyje të pakuptimtë qarkullimi.

Ndërkohë, autoritetet promovojnë me bujë përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës, e cila u hap zyrtarisht për qarkullim me prani të kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe drejtorit të ARRSH-së, Gentian Xhuli.

Gjatë inspektimit të kësaj vepre infrastrukturore Zvkryeministrja Balluku theksoi:
“Të gjitha këto janë elementë urbanë për të facilituar të gjitha zonat e banuara. Kjo, pasi, edhe pse me të vërtetë këto janë rrugë shpejtësie të lartë, që do të krijojnë lidhjet me të gjitha autostradat e vendit, nga të gjitha drejtimet, që vijnë për t’u futur në kryeqytet, nga ana tjetër, këto janë rrugë brenda zonave të banuara. Nuk ka sesi këto rrugë të jenë të bllokuara, pa aksese për kalimtarët, pa gjelbërim dhe pa ndriçimet e duhura.
Këto janë projekte, të cilat, që në gjenezë të tyre, në bashkëpunim me Bashkitë e Tiranës dhe të Kamzës, ne i kemi të gjitha kërkesat, për të qenë rrugë me elementë lehtësues për të gjithë banorët e zonave përreth”.
Me një gjatësi 28.7 km dhe shpejtësi të projektuar 90 km/h, kjo unazë është shpallur si një zgjidhje për trafikun që vjen nga hyrjet kryesore në qytet.
Pjesë e projektit janë disa vepra arti, 4 kryqëzime në disnivel, 1 viadukt me gjatësi 420 m, 2 ura mbi lumin e Tiranës me gjatësi 280 dhe 130 m.
Kur investimi nuk sjell zgjidhje, por më shumë probleme, kujt i shërben vërtet kjo vepër?
Tenderi i dyfishtë për të njëjtin shërbim
Një tender i bërë në vitin 2022, në vitin 2023 i është dyfishuar vlera. Para 2 vitesh (2023), Bashkia e Tiranës ka lajmëruar Agjencinë e Prokurimit Publik se ka në plan të bëjë një tender për të monitoruar trafikun në kryeqytet.
Objekti i procedurës së prokurimit është “ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës”.
Fondi limit i kësaj procedure është 41.666.667 lekë, ose mbi 400 mijë euro. Procedura do të bëhej në muajin shtator, teksa bëhet fjalë për rrjet internet.

Mirëpo i njëjti tender ishte bërë nga kryebashkiaku Veliaj edhe një vit më parë (2022). Objekti është i njëjtë “ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut”.
Në vitin 2022 tender kishte një vlerë sa gjysma e këtij aktuali, pra 200 mijë euro. Fitues është shpallur kompania “ALBTELECOM” me një vlerë 18.676.960 lekë.

Por as atëherë s'ka marr jetë pasi në 20-05-2024 është lidhur kontrata mes dy operatorëve konkurues “VODAFONE ALBANIA” SH.A dhe “ONE ALBANIA” SH.A.

Afati kohor i ofrimit të shërbimit “Tabela 1 dhe 2, Situata Aktuale“, do të jetë për një periudhë kohore rreth 2 (dy) vjet / 731 (shtatëqind e tridhjetë e një ) ditë, duke filluar nga data e aktivizimit të shërbimit.
Afati kohor i ofrimit të shërbimit “Situata e Pritshme Tabela 2.1“, do të jetë për një periudhë kohore rreth 181 ditë (njëqind e tetëdhjetë e një) ditë, duke filluar nga data e aktivizimit të shërbimit.
Periudha e implementimit/aktivizimit të shërbimit për “Tabela 1 dhe 2, Situata Aktuale dhe Tabela 2.1 Situata e Pritshme“ do të jetë deri në 30 (tridhjetë) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Faturimi do të fillojë në momentin që shërbimi do të jetë aktiv për secilën vendndodhje, brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor.
Ndërkaq Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ka nisur të funksionojë më 18 Prill 2025.
Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë – Durrës, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Fier, Fier – Vlorë, e ku synimi final është mbulimi i 3,650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pyetja mbetet: a do të shohim ndonjëherë rezultate konkrete nga këto miliona euro të investuara, apo gjithçka do të mbetet në letër dhe propagandë? /NETA FERO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38