Flash News

KRYESORE

McGonigal pranon fajin/ Ç’do të thotë kjo për skandalin ku u përfshi Rama dhe pse është lajm i keq për qeverinë

McGonigal pranon fajin/ Ç’do të thotë kjo për

Afera Rama-McGonigal ka mbërritur në Kongresin Amerikan. 

Me intensifikimin e hetimeve kundër ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, duket se po ngushton lakun edhe për kryeministrin Edi Rama.

Kjo pasi një burim me njohje të çështjes 'McGonigal' ne Washington DC i tha Politiko.al se ish-agjenti e ka pranuar fajin për akuzat e ngritura ndaj tij.

“Pranimi i fajit e bën Kongresin Amerikan më të interesuar për çështjen. Faktet që do të dilnin përgjatë gjyqit nëse gjyqi vazhdon mund të mbahen sekrete nga gjykata, kurse faktet para një Komisioni të Kongresit do të jenë publike”, i bën me dije burimi për Politiko.  

Por çfarë do të thotë kjo për qeverinë shqiptare?

McGonigal pranon fajin/ Ç’do të thotë kjo për

Duket se ky nuk është një lajm i mirë për të, në një kohë kur qeveria po përballet me një sërë skandalesh të tjera.

Kujtojmë se në akt-padinë e SHBA-së, përmendet 14 herë edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet që ai kishte, së bashku me dy zyrtarë të tjerë Shqiptarë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, me ish-agjentin McGonigal.

Atje flitej për të paktën 4 takime që Rama kishte zhvilluar me McGonigal në Shqipëri dhe SHBA, të cilat ishin zhvilluar në kundërshtim me protokollet e FBI-së për të tilla takime.

Ish-agjenti special i FBI-së është akuzuar për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe vepra të tjera të lidhura me punën e tij me një oligark rus.

Dyshohet se McGonigal kreu disa shërbime në favor të tij, duke goditur një parti opozitare në Shqipëri, e cila dyshohet të jetë Partia Demokratike.

Opozita akuzon kryeministrin Rama se përdori McGonigal si “vrasës me pagesë” kundër Partisë Demokratike dhe pluralizmit në vend, madje ka kërkuar të ngrihet edhe një Komision Hetimor lidhur me këtë çështje.

Të fundit