Flash News

KRYESORE

Me një ‘like’ e ‘share’, shqiptari ul çmimin e naftës pa dalë në shesh

Me një ‘like’ e ‘share’, shqiptari ul çmimin

Një tubim i paralajmëruar nga shoqëria civile për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri u shndërrua në një protestë të dështuar, me pjesëmarrje që nuk e kaloi numrin simbolik të 10 vetave.

Tubimi u planifikua përpara Kryeministrisë në orën 17:00, me thirrje të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale. Por realiteti i sheshit tregoi një tjetër tablo: disa aktivistë të vetmuar, pa flamuj e pankarta të dukshme, duke pritur “masën” që nuk erdhi.

Me një ‘like’ e ‘share’, shqiptari ul çmimin Me një ‘like’ e ‘share’, shqiptari ul çmimin

Ngjarja u duk më shumë si shfaqje simbolike për të pranishmit sesa protestë masive që tërheq vëmendjen e qeverisë. Në fakt, tubimi provoi një herë tjetër se fjalët në Facebook nuk janë të mjaftueshme për të ndezur zellin qytetar ose se protesta në komente nuk përkthehet domosdoshmërisht në revoltë reale.

Në fund, ajo që duhej të ishte një protestë kundër rritjes së çmimeve u transformua në një mini-revolucion privat – dhe, për fat të keq, pa audiencë.

Të fundit