Flash News

KRYESORE

Kushtetuesja rrëzoi qeverinë, media belge: Ndalimi i TikTok shkeli lirinë e shprehjes

Kushtetuesja rrëzoi qeverinë, media belge: Ndalimi i TikTok shkeli

Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin për mbylljen e TikTok-ut, duke e vlerësuar si antikushtetues.

Media belge RTBF, teksa i referohet vendimit të Kushtetueses, shkruan se gjykata i dha të drejtë gazetarëve, pasi vendimi u përshëndet nga Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë, e cila kishte çuar këtë çështje para drejtësisë.

Qeveria e Edi Ramës kishte miratuar një dekret “për të parandaluar efektet e dëmshme të platformës TikTok”, me të cilin njoftonte ndalimin e përkohshëm të rrjetit social. Ky vendim u mor pas vdekjes së Martin Canit, i cili u plagos për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Ndalimi krijoi një debat të ashpër në Shqipëri, dhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë dhe Rrjeti Rajonal i Gazetarisë Investigative (BIRN) e çuan këtë çështje para Gjykatës Kushtetuese, shkruan media belge.

“Vendosëm ta kontestonim këtë vendim, sepse ai përbënte një precedent shumë të rrezikshëm për lirinë e shprehjes,” shpjegon Isa Myzyraj, në krye të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë.

“Ne nuk e konsiderojmë këtë çështje si mbrojtje të një platforme të veçantë, por si mbrojtje të një parimi themelor: Shteti nuk mund të kufizojë komunikimin publik në mënyrë të përgjithshme, pa bazë të qartë ligjore dhe pa respektuar standardet kushtetuese të proporcionalitetit. Për ne, ishte e qartë që qeveria po cënonte lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.”

Në vendimin e saj të publikuar në faqen e internetit, gjykata u jep atyre pjesërisht të drejtë dhe konstatoi “shkeljen e lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit.”

Të fundit