Flash News

KRYESORE

Media italiane "zhduk" kullat e Tiranës

Media italiane "zhduk" kullat e Tiranës

Kullat dhe ndërtesat shumëkatëshe në Tiranë tashmë janë kthyer në “modë”. Qendra po mbingarkohet nga projekte që parashikojnë ngritjen e ndërtesave të larta, kulla që dita ditës po i shohim thuajse kudo.

Por, pavarësisht realitet që shohim përditë, media italiane “Vanity Fair Italia” në një artikull me titull “10 arsye të mira për të shkuar me pushime në Tiranë (dhe çfarë nuk duhet humbur)”, ka sjellë një panoramë krejt ndryshe të kryeqytetit.

Në fotot e bashkangjitura artikullit janë zhdukur kullat dhe ndërtesat e larta. Fotot paraqesin një pamje piktoreske, siç media e ka përshkruar, pa tulla e beton.

Media italiane "zhduk" kullat e Tiranës

Por, realiteti është krejt ndryshe. Teksa sheh ndërtesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit përballë ke një katrahurë me skela ndërtimi që i kanë zënë frymën edhe Sahatit. Ndërsa media italiane, e paraqet ndryshe. Pa skela, pa godinë në ndërtim dhe jo si një xhungël, ashtu sikurse në fakt duket zona përreth godinave.

Media italiane "zhduk" kullat e Tiranës Media italiane "zhduk" kullat e Tiranës

Epo, kaq i mjafton turistëve të huaj që ndryshe të jemi e ndryshe të shitemi. Propaganda i shërben qeverisë, e cila mundohet të justifikojë ndërtimin e kullave.

Të fundit