Flash News

KRYESORE

'Na mungonte vetëm kampi si stazh' - përfshirja e studentëve në qendrat e refugjatëve në Shqipëri ndez debat

'Na mungonte vetëm kampi si stazh' - përfshirja e

Një debat i fortë është ndezur lidhur me përfshirjen e universiteteve dhe organizatave në qendrat e ndalimit për emigrantët, në prag të hyrjes në fuqi të Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin, i cili pritet të zbatohet nga qershori i ardhshëm.

Në një artikull të botuar në të përditshmen e L’Unita, kritikët shprehen ashpër për këtë zhvillim, duke e cilësuar si një normalizim të rrezikshëm të këtyre strukturave. “Na mungonte vetëm stazhi në një kamp përqendrimi, madje me mbështetjen e universitetit,” thuhet në reagim.

Sipas tyre, Pakti i BE-së “do të legjitimojë ndalimin administrativ si model menaxhimi të flukseve migratore, duke varrosur përgjithmonë utopinë e modelit të pritjes”.

Debati është intensifikuar pas raportimeve për një bashkëpunim të mundshëm mes kompanisë Medihospes dhe Universitetit të Shkodrës për përfshirjen e studentëve në qendrat e ndalimit në Shqipëri. Studentët pritet të “zhvillojnë përvojën e tyre profesionale brenda strukturave, duke kontribuar njëkohësisht në atë që përkufizohet si një kauzë e mirë sociale”.

Një zhvillim konkret është regjistruar edhe në Itali. Me një vendim të datës 13 shkurt 2026, Këshilli Rajonal i Lazios ka miratuar një marrëveshje mes Garantit të të burgosurve dhe Universitetit “Roma Tre”, për hapjen e një sporteli informimi në qendrën e Ponte Galeria në Romë. Projekti parashikon një fond prej 30 mijë eurosh për një periudhë 12-mujore dhe angazhimin e studentëve për të informuar të ndaluarit dhe për të raportuar problematikat.

Megjithatë, kritikat vazhdojnë. Sipas reagimit, bëhet fjalë për “një formë të pastër subsidiariteti, në kurriz të studentëve”, që synon të mbulojë mungesat institucionale dhe dështimet në ofrimin e shërbimeve.

Po ashtu, përmenden edhe marrëveshje mes Prefekturës së Romës dhe organizatave të shoqërisë civile për bashkëpunim në këto qendra, por me kufizime të qarta. Atyre u ndalohet “të mos marrin përfaqësim në gjykatë dhe të mos kryejnë asnjë shërbim me pagesë në favor të të huajve”.

Kritikët paralajmërojnë se çdo përfshirje në këto struktura rrezikon t’i legjitimojë ato. “Çdo formë bashkëpunimi nënkupton legjitimim dhe pranim të heshtur,” thuhet në reagim.

Ndërkohë, një projektligj i ri për emigracionin, tashmë i paraqitur në Senatin italian, pritet të sjellë masa më të ashpra në periudhën në vijim, duke zgjeruar ndalimin administrativ edhe për gra dhe të mitur, si dhe duke kufizuar përdorimin e telefonave inteligjentë dhe kontrollet institucionale.

'Na mungonte vetëm kampi si stazh' - përfshirja e

Të fundit