Flash News

KRYESORE

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar në Turqi s'e përkrah më Erdogan

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar

Përgatiti: Neta Fero

Paralele me zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri edhe në Turqi janë mbajtur zgjedhje. ‘Beteja’ në shtetin turk është për një parlament dhe një president të ri/ose jo, një betejë midis presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe opozitës së udhëhequr nga Kemal Kilicdaroglu.

Mirëpo zgjedhjet presidenciale kanë shkuar në balotazh, ku raundi i dytë do të mbahet në 28 maj.

Kjo sepse asnjëri nga kandidatët nuk arriti 50% të kërkuar për të marrë presidencën, pasi u hapën 100% e kutive të votimit, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë.

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar
Kemal Kilicdaroglu

Për të mësuar më shumë për situatën e zgjedhjeve në Turqi, Politiko.al ka intervistuar gazetarin shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj.

Gazetari Brahaj është shprehur se beteja ‘kokë më kokë’ e Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë, varet nga strategjia dhe lëvizjet që politikanët do të bëjnë.

Teksa është pyetur nëse ka pasur tentativa korrupsioni, gazetari është shprehur se tentativa për korrupsion, për të blerë vota është pothuajse e pamundur.

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar
Sokol Brahaj

Ai ka treguar dhe ndikimin që këto zgjedhje do kenë në Shqipëri, duke pasur parasysh dhe raportet e ngushta të kryeministrit Rama me presidentin aktual Erdogan.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, elektorati me origjinë shqiptare në Turqi nuk e përkrah më Erdoganin, shton ai.

Pjesë nga intervista

Si parashikohet rezultati në Raundin e Dytë?

Deri të premten ose të shtunën nuk e themi dot se kush do jetë më i favorizuar, se fushata elektorale ka mbaruar.

Dhe Raundi i dytë është hera e parë që ndodh në Turqi.

Dhe turi i dytë do jetë shumë ndryshe se elektorati turk, mbi 50 % shprehën dëshirën për rotacion, por tani varet forca e Erdoganit dhe Kemal Kilicdaroglu. Si do e zgjerojnë koalicionin dhe alenacën e tyre. Dhe në bazë të kësaj do e shikojmë se kush do ecë përpara.

Mund të kemi dhe surpriza ku partitë e rëndësishme që kanë mbi 2, 3 pikë në koalicionin e Erdoganit mund të kaloj me Kemal Kilicdaroglu dhe anasjellta këta të Kilicdaroglu mund të kalojnë me partinë e Erdoganin.

Këtu varet nga pazari, kush jep më shumë, mund të ndërrojnë krahun. Është një strategji e re, kush është më i zoti.

 

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar
Rexhep Tajip Erdogan

Qeveris prej më shumë se dy dekadash, si është shfaqur Erdogani në zgjedhje? Ka ‘frikë’ nga humbja?

Po Erdogan e ka frikë humbjen dhe do bëj c’të jetë e mundur, miliona, miliarda euro do i hedhë në treg që të mos e dorëzojë fronin. Se e humb frontin pas 20 e ca vitesh.

A ka pasur probleme, tentativa për korrupsion gjatë votimeve?

Tentativa për korrupsion, për të blerë vota është pothuajse e pamundur. Ndoshta mund të luhet ndonjë gjë pas përfundimit të votimeve, por dhe aty është e siguruar sepse po shihim ankimet që janë bërë tashmë në votimet e ditës së diel. Kur shohim që deputët lëvizin aty, duke parë duke numëruar disa kuti, kjo nuk është diçka shqetësuese. Votat vidhen në numërim ose fshehurazi. Korrupsioni te votuesi jo, por bëhet pas votimit.

Cfarë impakti mund të ketë në Shqipëri fitorja ose humbje e Erdogan? duke marr parasysh lidhjen e ngusht me Ramën?

 

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar
Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

 

Marrëdhëniet dypalëshe Rama-Erdogan kanë pluse, por ka edhe shumë minuse sidomos vitet e fundit, por Turqia nuk është shtet bananesh dhe si Shqipëria. Edhe pse kanë sistem presidencial, nuk ndryshojnë asgjë me Shqipërinë sepse kanë tradita shtetërore.

Nëse bie Erdogan, do ketë edhe më mirë sepse elektorati shqiptar dhe ballkanas në Turqi janë mbi 20 milionë dhe për këtë Erdogani ka humbur. Shkaku kryesor se elektorati me origjinë shqiptare e ka lënë Erdoganin sepse kanë ndodhur shumë gjëra në aspektin e brendshëm politik.

Kujtojmë që Erdogan me besim deklaroi para mbështetësve se “do t’i shërbejë vendit edhe për pesë vjet të tjera”. Kundërshtari i tij shprehu gjithashtu bindjen e tij, duke u premtuar mbështetësve të tij se “ne do të fitojmë patjetër në raundin e dytë”, duke përmendur “nevojën e shoqërisë për ndryshim”.

Cilat janë aleancat?

Ndryshe nga Rama/ Gazetari shqiptar për Politiko: Elektorati shqiptar

Tri aleanca zgjedhore luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet legjislative; "Aleanca Popullore" e Erdoganit, "Aleanca e Kombit" e bllokut më të madh opozitar dhe "Aleanca e Punës dhe Lirisë" e udhëhequr nga HDP pro-kurde.

Përveç AKP-së, Aleanca Popullore e Erdoganit ka përfshirë prej vitesh ultra-nacionalistët MHP dhe BBP. Aleancës së fundmi iu bashkua "Partia e Mirëqenies së Re", që buron nga ideologjia islamike Milli Görüs.

Aleanca më e madhe opozitare përbëhet nga gjashtë parti me prejardhje shumë të ndryshme politike. Kandidati presidencial i saj, Kemal Kilicdaroglu, i cili dinte t'i bashkonte, gëzon respektin e shumë kritikëve të qeverisë. Për Kiliçdaroglun është edhe aleanca kurdo-socialiste "Aleanca për Punë dhe Liri".

Kryesorja në këtë aleance të tretë është partia pro-kurde HDP. Kundër saj është në vazhdim një proces gjyqësor për ta ndaluar. Mijëra anëtarë të saj janë në burg për terrorizëm dhe pothuajse të gjithë kryebashkiakët e HDP-së janë shkarkuar.

Sa votues me të drejtë vote ka?

Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 14 majit kanë të drejtë të votojnë më shumë se 64.1 milionë njerëz. Midis tyre, më shumë se 3.4 milionë jetojnë jashtë vendit. Për sa i përket peshës, votat e nga jashtë vendit vijnë kështu në vendin e katërt pas metropoleve më të mëdha turke Stamboll, Ankara dhe Izmir. Votimi jashtë vendit filloi më 27 prill./Politiko.al/

Të fundit