Flash News

KRYESORE

Në "listën e zezë" të SHBA-ve, kush është Luftar Hysa dhe lidhja e tij me kartelin Sinaloa

Në "listën e zezë" të SHBA-ve, kush

Biznesmeni Luftar Hysa dhe rrethi i tij familjar janë sanksionuar nga administrata Trump si individë të dyshuar për larje parash të ardhura nga trafik droge në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa.

Luftar Hysa bashkë me tre vëllezërit e tij janë përmendur nga mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kartelin më të fuqishëm në Meksikë.

Hysa ka zhvilluar edhe një takim me Ramën në zyrën e kryeministrit.

Më 4 tetor të vitit 2020, bashkë me Besnik Lulaj, pronarin e Marina Bay në Vlorë, vizituan zyrën e Ramës nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Në "listën e zezë" të SHBA-ve, kush

Duçka, i njohur si Personi B në aktpadinë e drejtësisë amerikane kundër ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, ka shërbyer me sa duket si pika ndërlidhëse mes Hysës dhe kryeministrit.

Media meksikane El Universal shkruante asokohe se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë.

Përveç kësaj, mediat meksikane shkruanin se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

Në një intervistë në Hysa ka mohuar lidhjet me kartelin e drogës. Ai deklaroi se zotëron më shumë se dhjetë biznese në të gjithë Meksikën.

“Aktivitetet tona janë lojëra fati, restorante, bare. Unë drejtoj biznese legjitime, i bëj gjërat siç i lejon ligji dhe të vetmet pasuri që kam janë karizma dhe inteligjenca ime”, tha Luftar Hysa.

 

Të fundit