Flash News

KRYESORE

Në ‘listën e zezë’ të SHBA, Ylli Ndroqi i përfshirë në fushën diplomatike, SPAK i sekuestroi 27 pasuri të paluajtshme

Në ‘listën e zezë’ të SHBA, Ylli Ndroqi i

SHBA ka shpallur ‘non grata’ biznesmenin dhe presidentin e Ora News, Ylli Ndroqi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja, Ndroqi ose Xhemail Pasmaciu, ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu thuhet se, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri.

Për rrjedhojë, ai dhe familja e tij e kanë të ndaluar të shkelin në SHBA dhe u bllokohen të gjitha pronat në zotërim.

Por kush është Ylli Ndroqi?

Ylli Ndroqi, ka qenë i përfshirë dhe në fushën diplomatike. Prej vitit 2012, ai ka qenë konsulli i nderit të Meksikës në Shqipëri, ndërsa e shoqja e tij Mimoza Ndroqi konsulle nderi në Kosovë, status që i jepte të drejtën e lëvizjes me targa diplomatike.

Në ‘listën e zezë’ të SHBA, Ylli Ndroqi i

Në vitin 2007, Ndroqi bleu televizionin Ora News dhe pak vite më vonë, dhe televizionin TV Channel 1. Në vitin 2015, Yldon Group mori në pronësi një minierë Kromi në Martanesh. Ndërsa në vitin 2019, kompania Albania Bay Marina, 50 për qind e aksioneve të cilave janë në pronësi të Ndroqit, fitoi kontratën koncesionare për krijimin e një porti jahtesh në Durrës.

Pasuritë e sekuestruara nga SPAK

Në mars të 2020-ës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, së bashku me aksionet e dy kompanive që menaxhojnë televizionet “Ora Neës” dhe “Channel One” në pronësi të tij.

Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu ishte subjekt i ligjit “Antimafia” dhe se “perandoria” e biznesit të tij dyshohet se i ka rrënjët tek përfshirja në të shkuarën në trafikun e drogës në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Hetimi pasuror për Ylli Ndroqin është regjistruar më 21 korrik 2020 në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Ndërsa më 1 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e 10 pasurive të patundshme, 5 automjeteve luksoze, mes të cilave dy me targa diplomatike, si dhe aksionet e 11 kompanive në pronësi të Ylli Ndroqit dhe bashkëshortes së tij, Mimoza Ndroqi.

Precedentët penalë të Ylli Ndroqit janë të hershëm dhe pavarësisht një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia në vitin 2006, ai ka vazhduar i patrazuar për më shumë se një dekadë aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.

Sipas SPAK, Ndroqi –i njohur më parë me emrin Xhemail Pasmaçiu është arrestuar në shtator 1998 në Turqi në kuadër të operacionit “ESAS” për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 30.5 kg heroinë si dhe janë arrestuar përveç tij edhe Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar dhe Abdulselam Yunus.

Ndërsa në vitin 2004, autoritetet italiane e kanë referuar Ndroqin tek autoritetet gjyqësore si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

SPAK thotë në njoftimin për shtyp se Ylli Ndoqi u arrestua në shkurt të vitit 2015 bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos, pa sqaruar detaje mbi fatin e mëtejshëm të këtij arrestimi.

Prokuroria e Posaçme e ka motivuar urdhrin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit me dyshimin se pasuritë e tij janë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, se nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe se ekziston rreziku për humbjen e tyre përmes transferimit tek persona të tjerë.

Gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për administrimin e pasurive të Ndroqit, ndërsa shoqëritë me aktivitet, përfshi edhe mediat televizive “Ora Neës” dhe “Channel One” do të vazhdojnë aktivitetin, gjithashtu të administruara nga Agjencia.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m 2 , me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m 2 , mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m 2 , me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m 2 , me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m 2 , me adresë, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m 2 , me adresë, Zbarqe, Tiranë.

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m 2 , me adresë, Mullet, Tiranë.

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m 2 , me adresë, Rruga ″Qemal Stafa″, Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen Mimoza Ndroqi

Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100 000 m 2 , me adresë, Lanabregas, Tiranë.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë ″Landon″ sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k., me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL″ sh.p.k., me NIPT L57716501I.

Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″Ecogades Landon Balcan″ sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë ″Landon″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″CHANNEL ONE″ sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″P S 31″ sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 80% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″INTERKINEX″ sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.

Sekuestrimin e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë ″REN-DON″ sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

Sekuestrimin e masës prej 50% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë ″ALBANIA BAY MARINE″ sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë ″YLDON″, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.

Të fundit