Flash News

KRYESORE

Nga “Kilometri i fundit” te përplasjet me policinë, vijon jehona e protestës së opozitës në mediat ndërkombëtare

Nga “Kilometri i fundit” te përplasjet me policinë, vijon

Protesta e opozitës shqiptare ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar mbi tubimin e mijëra mbështetësve të Partisë Demokratike dhe përplasjet me policinë në kryeqytet.

LE MONDE shkruan se mijëra mbështetës të Partisë Demokratike të Shqipërisë (e krahut të djathtë), të udhëhequr nga politikani veteran vendas dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i janë përgjigjur rregullisht muajve të fundit sloganit "Kilometri i fundit" dhe janë mbledhur para selisë së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit socialist Edi Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013.

"Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama, i cili e ka zhytur vendin në varfëri dhe korrupsion", i tha 81-vjeçari z. Berisha turmës.

"Ai nuk është gjë tjetër veçse një kufomë politike", deklaroi ai. Por iu desh ta ndërpriste fjalimin e tij pak më vonë kur disa protestues filluan të qëllonin me topa fishekzjarrësh në ndërtesën e qeverisë dhe të hidhnin kokteje Molotov në shesh dhe fasadën e ndërtesës.

Ndërkohë dhe France24  shkruan : Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike (PD) të ish-kryeministrit Sali Berishë u mblodhën fillimisht jashtë selisë së qeverisë duke kërkuar që kryeministri socialist Edi Rama të jepte dorëheqjen.

"Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama, i cili e ka zhytur vendin në varfëri dhe korrupsion", i tha 81-vjeçari Berishë turmës. "Ai është thjesht një kufomë politike."

Rfi.fr shkruan në titull: Policia përleshet me protestuesit e opozitës në kryeqytetin e Shqipërisë

’ Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit e krahut të djathtë të opozitës, të cilët hodhën fishekzjarrë dhe bomba molotov të bëra vetë.”, shkruan ndër të tjerash.

‘Policia përdor forcë kundër protestuesve në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mes thirrjeve që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.’, shkruan Aljazeera në shkrim e saj.

Usnews shkruan : Akuzat për korrupsion shkaktojnë përleshje në Shqipëri midis policisë dhe protestuesve.

“"Një demonstratë e re antiqeveritare u zhvillua të martën në mbrëmje në Tiranë. Ajo u shënua nga përleshje midis protestuesve dhe policisë. Gurë dhe kokteje molotovi u hodhën drejt ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit shqiptar.”, shkruan swissinfo.

Të fundit