Flash News

KRYESORE

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në Politiko ngjarjet që përcaktuan vitin politik në Shqipëri

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

Skena politike e Shqipërisë u dominua me ngjarje të vrullshme përgjatë 2024-ës.

Ky vit la pas përplasje, kaos, vendime të bujshme që shkaktuan ‘tërmete’ në politikën shqiptare. Krahas tyre, 2024 solli edhe fitore, që pritet të shënojnë një pikë të fortë kthese për shqiptarët në vitin e ardhshëm e në vijim.

Megjithatë, figura të ndryshme të politikës dhe ekspertë të njohur kanë renditur në Politiko.al ngjarjet që e shënjuan politikën shqiptare këtë vit, sipas këndvështrimit të tyre si më poshtë:

Nga Suela Gjidede

Igli Cara, ish-deputet i PD:  2024-a, një vit kontrastesh. Shënjuan lirimi i Berishës dhe shpopullimi

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

Duke ju falenderuar, do të dëshiroja ta nisja me një urim për festat e fundvitit!

Shëndet dhe mbarësi për çdo familje shqiptare, me urimin që të jetë një vit, që të rikthejë shpresën dhe besimin!

Për t'u ndalur te 2024, mendoj se ka qenë një vit kontrastesh, duke shenjuar një pikë të fortë kthese për opozitën e si rrjedhim për të gjithë shqiptarët. 

Kryefjalë e këtij viti mbetet shpopullimi i frikshëm i vendit.

1 milionë shqiptarë të larguar janë kronikë e një të vërtete të denoncuar që në krye të herës nga opozita, mbi këtë strategji të mirëmenduar për ta zhbërë Shqipërinë.

2024 thelloi hendekun e krijuar, si pasojë e mungesës së politikave dhe strategjive për të mbështetur shtresat në nevojë apo dhe kategori, të cilat kanë të ardhura minimale.

Rritja e pensioneve e deklaruar këtë vit nga Rama është një tallje për moshën e tretë, që meriton dinjitet e respekt.

Një premtim i mbuluar nga pluhuri i harresës, që çuditërisht u rikthye në prag të fushatës zgjedhore.

Një situatë paradoksale që është krijuar nga largimi masiv i fuqisë punëtore.

Në të vërtetë, është një reaksion zinxhir, që ka si qëllim të vetëm shpopullimin e vendit.

Lirimi i liderit të demokratëve, Profesor Doktor, Sali Berishës është një moment i rëndësishëm, duke i dhënë frymëmarrje opozitës, që nuk është tërhequr nga misioni i saj.

Një vit sfidues, që është shoqëruar me denoncime të njëpasnjëshme, mbi korrupsionin dhe grabitjen e fondeve publike, që kanë qenë busull orientuese për këtë qeveri, që nuk njeh limite dhe nuk tërhiqet përpara asgjëje.

Nga ana tjetër, pasiguria për jetën është rritur, ku sistemi arsimor ka degraduar dhe "fajtor" është Tik toku.

Pa anashkaluar, problematikat që gjenerojnë nga rrjetet sociale, arsimi është jashtë vëmendjes së kësaj qeverie.

Në këndvështrimin tim, përgjatë këtij viti, si asnjë herë tjetër, mori formë vjedhja me ligj.

Janë të shumta projektet, që dëshmojnë se vjedhja me ligj është shndërruar në standardin kryesor të kësaj qeverie: Porti i Durrësit, inceneratorët, Rindërtimi, PPP në shëndetësi.

Së fundmi, miratimi i buxheteve për çdo bashki, pa transparencë dhe në limitet e afateve ligjore dëshmojnë se çdo nivel qeverisjeje funksionon në të njëjtën mënyrë.

Nuk ka asnjë fushë apo institucion, që nuk është prekur nga kjo qasje e Ramës, pasi ky është edhe qëllimi primar.

Po aq sa nuk reshtin përpjekjet, për të intimiduar opozitën, duke përqendruar pushtetet në një dorë të vetme.

Kryeministri dhe vetëm ai ka të drejtën të marrë vendime, t'i vulosë, por ironikisht jo t'i firmosë.

Jam besimplotë, që 2025 do të finalizojë një rrugëtim të gjatë e plot pengesa të çdo shqiptari që e do Shqipërinë dhe që do të jetojë e punojë ndershëm.

***

Silvi Bardhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD: Triumfi i liderit demokrat pas 333 ditësh ‘arresti shtëpie’

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

Ngjarja kryesore e opozitës dhe Partisë Demokratike pa dyshim mbetet burgosja për 333 ditë e liderit të saj, Sali Berisha. Pjesmarrja e përditshme e demokratëve dhe qytetarëve në "Rrugën e Shpresës", pagëzuar kështu nga kryetari Berisha, ishte dëshmia më e qartë se resistanca, koherenca dha lufta kundër së keqes kanë forcën për të ndryshuar situatën sado e vështirë të duket në pamje të parë.

Fjalimet e demokratëve dhe qytetarëve çdo natë, në temperatura të ulëta apo të larta, në gati 1 vit, ishin një leksion për brezat e ardhshëm se sado pushteti të ushtrojë propagandë e presion, qytetarët mund të arrijnë çdo qëllim final.

Pa dyshim që demokratët besonin në pafajësinë dhe strategjinë për të dëmtuar partinë më të madhe opozitare duke burgosur liderin e saj Sali Berisha.

Por e drejta triumfoi dhe kryetari Berisha iu rikthye aktivitetit politik dhe takimit me qytetarët.

Tashmë, Partia Demokratike ndodhet në një tjetër realitet, ajo është në aksion pasi qeveria e donte një opozitë kukull.

Qeveria pasi i ka shpallur luftë opozitës, në 12 vjet ka rritur korrupsionin dhe, këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe raporti i Transparency International.

Kjo qeveri flet për drejtësi, por nuk zbaton vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Ka përkeqësuar lirinë e shprehjes sipas "Reporterëve pa Kufij".

Ka minimizuar deri në kufij të mbijetesës shumë degë në Universitete ku numri i tyre ka rënë ndjeshëm pasi 1 milionë shqiptarë janë larguar dhe rreth 70% e tyre konsiderohen të rinj.

Kjo qeveri e drejtuar nga Edi Rama ka krijuar kolaps për fermerët, pasi nuk kurseu të vjedhë as fondet e IPARD.

 Ka shkatërruar eksportet duke lejuar fluksin e parave të pista, duke zhvlerësuar monedhën tonë, lek.

E ka trajtuar vendin si plaçkë për interesa personale dhe ka gënjyer për çdo premtim që ka bërë prej vitit 2013, madje është tallur edhe me grupmoshën më të pamundur, me pensionistët.

Zgjedhjet janë 5 muaj larg, por nga Sky dhe Encrochat del se qeveria ka përdorur krimin për zgjedhjet pararendëse. Çfarë na siguron ne se këto zgjedhje të vitit 2025 do të jenë ndryshe? Jo vetëm kaq, por kjo qeveri përdor buxhetin e shtetit për këto zgjedhje vendimtare.

Mbetet në gjykimin dhe verdiktin e shqiptarëve që t'i japin fund kësaj Diktature e cila ushqehet me ëndrrat e të rinjve.

Zgjidhja do të vijë nga Partia Demokratike, e cila ka një plan të realizueshëm.

Ne kemi hartuar një paketë, e cila do plotësohet në tre muajt e parë të qeverisjes. Premtimi ynë është:

- 200 euro si minimum jetik.

- Rroga minimale 500 euro.

- Rroga mesatare 1,200 euro.

- Karta e konsumatorit për t’i rikthyer pensionistëve dhe njerëzve në nevojë të gjithë TVSH-në e ushqimeve që paguajnë në dyqane. Partia Demokratike do e realizojë.

***

Hysni Gurra, gazetar: Vendimi i 11 qershorit nga Gjykata e Apelit, verdikti që shmangu rënien përfundimtare

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

Shqipëria është një vend i vogël që prodhon aq shumë ngjarje sa e ke të vështirë të ndash se cila prej tyre është më e madhja. Por, në gjykimin tim, ngjarja më e rëndësishme për një vend është pluralizmi. Liria politike.

Dhe si e tillë, vendimi i 11 qershorit 2024 i Gjykatës së Apelit, vendim që çoi simbolet e partisë më të madhe opozitare te anëtarësia e saj, pas rreth tre vitesh pengmarrje, është ngjarja më e rëndësishme e vitit 2024. Shumëkujt që gjykon përciptazi, ose nuk ka kapacitetin e duhur për ta kuptuar, kjo mund të duket thjeshtë një vendim gjykate, por nuk është ashtu.

Është një vendim që shmangu rënien përfundimtare, në kohë me diell do ta quaja, të Shqipërisë në një regjim monopartiak për herë të dytë në 112 vjet shtet. Opozitat mund të jenë të dobëta ose të forta, por mospasja fare e një opozite është katastrofale për një vend që ka aspirata për t’u integruar në Europë.

Sulmi ndaj opozitës, edhe liderit të saj sigurisht, është shkaku i shumë problemeve që vuan Shqipëria sot, që te shpopullimi, varfëria e popullatës, korrupsioni masiv i pushtetit etj.

Nëse nuk do kishte një gjykatë që do të pengonte planin që ishte nisur, për asgjesimin e Partisë Demokratike dhe kalimin e simboleve të saj një grushti njerëzish, në kuptimin e parë të fjalës, në Shqipëri do të kishte vdekur shpresa përfundimisht. Ndaj dhe në këtë kontekst, mendoj se kthimi i simboleve të PD te anëtarësia prodhoi një efekt tepër pozitiv për vendin.

PD u bashkua, lideri i saj tashmë është në liri pas një viti arrest politik dhe ç’është më e rëndësishmja, Shqipëria ka sot një shpresë. Dhe kjo nuk është gjë e pakët, për një vend që ka vite që lëngon në çështjet themelore që janë shteti i së drejtës nga ku buron edhe mungesa e lirive individuale e liria e shprehjes edhe shtypit, ringjallja e shpresës është një gjë shumë e madhe. Diktaturat kanë ndërruar natyrë, por jo thelbin. Shpresojmë që t’i kemi shpëtuar atentatit që iu bë demokracisë.

***

Erion Dasho, eksperti i shëndetësisë: Berisha i lirë, Veliaj në prag të burgut dhe Rama drejt rënies

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

Në çerekshekullin e fundit ka patur një sinkron perfekt midis jetës politike në Shqipëri dhe asaj në SHBA. Kur SHBA-të kanë qënë të forta, edhe Shqipëria ka patur ekonomi më të mirë, siguri, qëndrueshmëri, forcim të demokracisë, integrim dhe ecuri në drejtimin e duhur.

Viti 2024 për SHBA-të ndahet në dy periudha, në 10 mujorin e parë, të karakterizuar nga dobësimi ekstrem i imazhit të SHBA-ve dhe rolit të tyre ndërkombëtar, dhe dy muajt pas fitores së Presidentit Tramp që rikthyen besimin se SHBA-të do të marrin sërish rolin e tyre legjitim si superfuqia e globit.

Edhe shqiptarët gjatë 10 muajve të parë të vitit kishin humbur shpresën. Rilindja shihej si fituese e padiskutueshme e mandatit të katërt, çka do të ishte mandat e mynxyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ekonomia ishte e kapur nga oligarkët dhe narkotrafikantët, diskursi publik ishte vënë në censurë dhe lideri i opozitës ndodhej në burg.

Në dy muajt e fundit, klani okult që qeveriste prej katër vitesh SHBA-të humbi pushtetin. Sorosët, McGonigalët dhe skota e atyre që shkatërruan vlerat, imazhin dhe prestigjin e SHBA-ve për hir të interesave personalë, morën një goditje të tmerrshme. Bota që jo një herë shkoi në prag të luftës, rifitoi sigurinë.

Ky ndryshim u ndje edhe në Shqipëri. Sot Berisha është i lirë, Veliaj në prag të burgut dhe Rama drejt rënies së pandalshme dhe të pashmangshme. Shqiptarët janë bërë më optimistë se me Rilindjen e dëbuar nga pushteti dhe rilindësit në bankën e drejtësisë, ekonomia, rendi, arsimi, shëndetësia, siguria sociale dhe gjithçka tjetër do të përmirësohen. Shqipëria do t'u merret narkotrafikantëve dhe oligarkëve për t'ju rikthyer shqiptarëve.

Për këtë arsye, unë do të veçoja si ngjarjen më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët rizgjedhjen e Presidentit Trump, ngjarjen që sikundër i solli shpresë Amerikës dhe botës, po i sjell shpresë edhe Shqipërisë.

***

Ted Kopliku, anëtar i Departamentit ‘Brain Gain’: ‘Rruga e Shpresës’, arsyeja e fitoreve politike të opozitës

Nga lirimi i Berishës te fitorja e Trump, ekspertët rendisin në

1.       Arrestimi i opozitës

Mbajtja në arrest e kryetarit të opozitës është padiskutim ngjarja që modeloi vitin politik shqiptar. Për 333 ditë, edhe sipas organeve të kapura të dretësisë tonë, lideri i opozitës u mbajt kundër të gjitha të drejtave i burgosur padrejtësisht.

Kjo ngjarje mobilizoi të gjithë pjesën më idealiste të Partisë Demokratike por edhe të të gjithë spektrit opozitar, në mbrojtje të kauzes, pavarsisht kostove.

Nga e gjithë Shqipëria por edhe bota, qindra oratorë mbajtën ndezur ditën e fundit të shpresës përballë instalimit të diktaturës. Rruga e Shpresës ishte presioni ndaj regjimit dhe arsyeja kryesore e të gjitha fitoreve politike të opozitës.

Marrja e vulës, kthimi i kryetarit të vërtetë të Partisë Demokratike në fletën e votimit, tre rezolutat e firmosura nga IDU, EPP dhe CDI e deri tek lirimi me pas i liderit të opozitës janë disa nga sukseset e kësaj rezistence të shqiptarëve.

Me më pak efekt, por me të njejtin brutalitet, edhe arrestimi i drejtuesit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta apo ajo e nën-kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Ervin Salianji kanë ritmuar vitin politik në Shqipëri.

I përfshiva si një ngjarje e vetme pikërisht se asnjëri nga këta të tre nuk u arrestua për çfarë kanë bërë, por për atë çfarë janë.

Viti 2024 do mbahet mend si vit i arrestimit të opozitës dhe kthimit tashmë zyrtarisht në një regjim, me numrin më të lartë të arrestimit të liderëve opozitar edhe krahasuar me regjime të tjera të ngjashme. Arrestimi i opozitës ka përcaktuar padiskutim, më shumë se asnjë ngjarje tjetër, vitin politik në Shqipëri.

2.       Departamenti Brain Gain

Pavarsisht se pak ose aspak i mediatizuar, pavarësisht se vetëm një nga 26 departamente në Partinë Demokratike, kjo strukturë administrative përbën risi jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por risi në të gjithë politikën shqiptare.

Për herë të parë kemi një platformë ku të rinjtë angazhohen politikisht pa qënë nevoja të jenë fizikisht në Shqipëri. Në një kohë ku kriza e shpopullimit po përkthehet në krizë ekonomike, politike e sociale, ky departament është një tentativë për shërimin e kësaj plage.

Kjo strukturë është krijuar në tetor të 2022 por në vitin 2024 anëtarë të ndryshëm të saj bënë takime në të gjithë Shqipërinë në kuadër të një nga shumë projekte të realizuara: Në Kërkim të Simboleve. E konsideroj si ngjarje e rëndësishme sepse ekzistenca dhe konsolidimi i këtij grupimi në PD hedh poshtë gjithë propagandën e regjimit.

Që ditën e parë të arrestimit të z. Berisha ky grupim u ngujua në shenjë proteste në seline e Partisë Demokratike në shenjë proteste, duke u bërë pararendës i protestës 333 ditore në mbrojtje të demokracisë. Hedh poshtë propagandën e mirëpaguar sepse përbëhet nga rreth 100 të rinj të cilët kanë kryer shkollat më të mira të globit, të cilët Partia Demokratike i frymëzon dhe e shohin si instrument për të ndryshuar Shqipërinë.

3.       Fitorja e Donald Trump

Edhe pse ngjarje përtej Atlantikut, fitorja e dytë e Trump jep sinjalet e ndryshimeve të mëdha. Duke ditur forcën e Soros në Shqipëri në forcimin dhe konsolidimin e regjimit të Rilindjes, kjo fitore e Trump prodhon një dinalikë të re në politikën shqiptare. Nëse herën e parë Trump nuk pastroi administratën e Departamentit të Shtetit, Trump 2 pritet të jetë më radikal, nisur nga emërimet që ka bërë deri tani me në krye Elon Musk./Politiko.al/

Të fundit