Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga “mandati transformues” te dosjet penale: Si u rrëzua një nga figurat më të forta të Ramës

Në fillim të vitit 2025, Belinda Balluku ishte ndër figurat më të fuqishme në politikën shqiptare. Zëvendëskryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama.
Brenda vetëm dhjetë muajsh, e njëjta figurë politike u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale, u vu nën hetim për tenderë strategjikë dhe u bë pjesë e dosjeve të SPAK ku dolën në skenë komunikime të brendshme, përfshirë edhe referenca si “pallosh” të cilat ndezën debatin publik mbi lidhjet vertikale të pushtetit.
RRUGËTIMI I BALLUKUT
11 Maji 2025 – Fitorja me polemika

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit i dhanë PS një fitore të thellë. Raportet e OSCE/ODIHR, të publikuara disa javë më vonë, e cilësuan procesin si konkurrues dhe të menaxhuar mirë, por të zhvilluar në një mjedis “shumë të polarizuar”, me përdorim të burimeve publike, presion ndaj administratës dhe avantazhe strukturore për partinë në pushtet.
Opozita akuzoi hapur për “vjedhje votash” dhe manipulime të organizuara. Edhe pse raportet ndërkombëtare nuk e përkufizuan procesin si të manipuluar, ato evidentuan shqetësime serioze që hapën derën për kërkesa për hetim dhe rishikim.
Balluku, si një nga drejtueset e fushatës, u vendos në qendër të debatit publik.
Perlat e Fierit në ‘Laptopin e Lubisë': Kur nevoja bëhet 'mall' politik

"Kërkon të punojë si sanitare, por nuk angazhohet në fushatë nëse nuk i fusni nusen në punë!"
"Nuses së filanit i është premtuar zgjidhje te problemit nga kryetari në zgjedhjet e kaluara, por s’u zgjidh asgjë." "Ka vota nga fisi i vajzërisë, kërkon një vend në kopsht.
Këto nuk janë thjesht fjali të dala nga ndonjë bisedë në ndonjë kafene në Fier. Janë pjesë nga regjistrat e patronazhistëve, të publikuara nga kreu i PD, Sali Berisha, si dëshmi e asaj që ai e cilësoi si "kriminalizimi elektoral më i rëndë që ka parë vendi".
Në një konferencë me gazetarët, Berisha solli si shembull "laptopin e Lubisë", që sipas tij, përmban të dhëna të detajuara për qindra qytetarë të përdorur nga administrata për të siguruar vota në zgjedhjet e 11 majit.
“Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë... Vazhdojmë... Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ.
Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.
Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime. Për dy vjet pension, kërkon sanitare. Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.” ka thënë Berisha.
Fierakët, në vend të votës së lirë, kanë marrë listë dëshirash për punësim, emërime për nuse, pastruese, kopshtare, çerdhe e çdo hall tjetër që “zgjidhet me votë”.
Lista, sipas opozitës, përmban emra zyrtarësh të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike, spitaleve, gjykatave dhe madje edhe të burgjeve.
Mbi bazën e pushtetit: Mbështetja e Ramës dhe roli i saj në PS

Gjatë muajve të parë të vitit, Balluku ishte një nga figurat kyçe të Partisë Socialiste. Rama e vendosi në pozicione drejtuese të fushatës dhe e mbështeti publikisht në projekte strategjike.
Në mbledhjet e brendshme të PS, ajo cilësohej si një nga arkitektet e “mandatit transformues” të qeverisë për infrastrukturën, ndërsa në organizimin elektoral të majit kishte rol drejtues në disa qarqe.
Marrëdhënia e ngushtë politike me Ramën u konfirmua edhe pas zgjedhjeve, ku Balluku u rikonfirmua në organet drejtuese të Asamblesë së Partisë Socialiste.
Asambleja – Pika më e lartë politike

Pas zgjedhjeve, Balluku u rikonfirmua brenda Asamblesë së PS, duke ruajtur peshën politike. Në deklaratat zyrtare dhe mbledhjet e partisë, ajo përmendej si pjesë e ekipit të besuar që do të udhëhiqte mandatin e ri. Në publik, Balluku vazhdonte të ishte portreti i një ministreje me autoritet, që menaxhonte projekte me vlera miliardëshe: nga ndërtimet rrugore tek energjetika.
Askush nuk e parashikonte rrugën që do të merrnin ngjarjet vetëm pak muaj më vonë.
Ndërpritet 'ahengu' i Belinda Ballukut

Në 12 prill 2025, Belinda Balluku i dha energji totale hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”.
Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë kërcente me entuziazëm, duke dirigjuar gratë e vajzat e tjera që kërcejnë e këndojnë, ndërsa rripi Hermes “Kelly 18” me vlerë 1200 dollarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Pamjet u bënë virale, shkaktuan qeshje, por edhe njëfarë konfuzioni, duke treguar kontrastin e thellë mes jetës luksoze të politikës dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve.
Por sot, 24 tetor 2025, vallja e Ballukut ndalet papritur. SPAK e regjistron si person nën hetim, duke kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj dhe në një zyrë.
Hetimi lidhet me dyshime për shkelje të barazisë në tendera, të kryera në bashkëpunim, duke e futur ministren në qendër të vëmendjes ligjore.
Nga entuziazmi publik i prillit tek sfida ligjore e tetorit, realiteti është i qartë: vallja politike ka marrë një ndërprerje të detyruar.
Ndërsa Balluku vazhdon të drejtojë fushatën elektorale dhe të ruajë pozitat e saj brenda PS-së, sfida më e madhe nuk është performanca në shesh, por ballafaqimi me drejtësinë që e ndalon përkohësisht “valljen” e saj politike.
Zbardhet vendimi i GJKKO: Balluku rrezikon deri në 5 vite burg, mund të arratiset apo të kryejë krime të rënda

Belinda Balluku rrezikon deri në 5 vite burg për veprën penale të cilën akuzohet dhe është nën hetim.
Sipas GJKKO-së, vendimi i pezullimit nga detyra dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit ndaj Ballukut, është dhënë për shkak se posti i zv.kryeministres i jep mundësi të prishë provat.
Ndër të tjera, GJKKO thekson se Balluku mund të kryejë krime më të rënda për shkak se ka në dorë menaxhimin e fondeve publike.
“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim”, sqarohet në vendimin e GJKKO.
Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë”.
Ndër të tjera, GJKKO thekson se Balluku mund të kryejë krime më të rënda për shkak se ka në dorë menaxhimin e fondeve publike.
Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës Gjykata vlerëson se, “në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku, (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës), por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A), ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”
Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të hënën se kishte marrë të pandehur pesë vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku lidhur me aferën e tenderit të tunelit të LLogarasë, një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë më shumë 18.9 miliardë lekë.
Sipas SPAK, pesë të pandehurit e tjerë janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtorin aktual, Gentian Gjyli, Erald Elezin si dhe dy anëtare të KVO-së në Ministrinë e Infrastrukturës, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.
Sipas SPAK, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të pesë të pandehurve kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por është anuluar për t’u rihapur sërish më 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH.
Berberi së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij dhe 18 zyrtarë shtetërorë janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër çështje, ku ata akuzohen se krijuan një skemë për të lehtësuar përfitimin e fondeve publike në vlera të mëdha.
Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama sulmoi SPAK-un dhe deklaroi se mazhoranca do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që qeveria do të operojë pa zëvendëskryeministër dhe pa ministër të Energjisë dhe Infrastrukturës.
Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese.
Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. Ai pretendoi se vendimi që pezullonte Belinda Ballukun nga detyra kishte kosto për vendin dhe përbënte një akt brutal ndërhyrje në pavarësine pushtetit ekzekutiv.
“Pezullimi nga detyra i një ministri, në këtë rast edhe zëvendëskryeministër, pra drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të kryeministrit, është shfaqje e dobësive të një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve anti-demokratike,” tha Rama.
Kryeministri pretendoi se ky ishte një rast unik në historinë e Europës dhe se gjykata dhe prokuroria kishin marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, duke cenuar pavarësinë e një pushteti tjetër.
Qeveria çon në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Ballukut
Ashtu siç Rama e deklaroi nga konferenca me Marta Kos, Kryeministria ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së, për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Kryeministria kërkon që vendimi në fjalë të cilësohet antikushtetues.
Balluku rikthehet në detyrë/ Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendësministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.
Trupa e gjyqtarëve kushtetues vendosi të pranojë kërkesën e qeverisë për kalimin e çështjes me gjykim të thelluar. Vendimi u mor me 5 me vota pro dhe 3 kundër.
Ndërkohë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbetet në fuqi masa për ndalimin e daljes jashtë vendit.
Sipas vendimit në seancën plenare publike që do të mbahet më 22 janar do të shqyrtohet çështja në themel, ku do të jenë të pranishme të gjitha palët për çështjen.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen nr. 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025, me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Njëzëri, mospranimin e kërkesave të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe organizatës jofitimprurëse “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë si palë ndërhyrëse. Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se këto dy subjekte nuk justifikojnë interesin kushtetues, pasi mosmarrëveshja kushtetuese në shqyrtim ka të bëjë me konflikt kompetencash dhe në të marrin pjesë vetëm subjektet që janë në konflikt, në kuptimin që janë pjesë e organeve të ushtrojnë kompetencën kushtetuese për të cilën ka lindur konflikti.
Njëzëri, në zbatim të nenit 27, pika 3, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit në rast se pranohet kërkesa për pezullim, data e seancës plenare caktohet në datën më të afërt të mundshme, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme, caktimin e seancës plenare publike në datën 22.01.2026, ora 10:00.
Një zinxhir goditjesh në kupolën qeveritare
Balluku është zyrtarja më e lartë e qeverisë që përballet me akuza penale pas disa emrave të rëndësishëm të afërt me kryeministrin që kanë humbur funksionet për shkak të hetimeve, përfshirë:
Arben Ahmetaj
Erion Veliaj
Ilir Beqaj
Saimir Tahiri
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38