Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Meta, Salianji te Beqaj, politikanët që përfunduan pas hekurave në 2024-ën

2024-a nuk ishte aspak viti i tyre, përkundrazi shënoi një tronditje në karrierat e tyre politike.
Edhe këtë vit, pamë politikanë të të dyja kaheve politike duke përfunduar pas hekurave pas akuzave të forta.
Bëhet fjalë për ish-presidentin e republikës, kreun e PL, Ilir Meta, ish deputetin demokrat, Ervin Salianji, ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj apo deputetin socialist të Durrësit, Jurgis Çyrbja.
Arrestimi i Ilir Metës
Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.
Një makinë civile, e mbushur me forca speciale të policisë, i preu rrugën fuoristradës në të cilën udhëtonte ish-presidenti Meta në hyrje të Tiranës.

Pamjet e shfaqura në një video që qarkulluan në rrjet treguan se si një nga tre personat më të rëndësishëm të historisë së vendit në 35 vitet e fundit, u nxorr me forcë nga automjeti nga sedilja e përparme e pasagjerit dhe u rrëzua në gjunjë para se të dërgohej në një makinë tjetër.
Arrestimi i tij shkaktoi sakaq një stuhi politike me opozitën që akuzoi SPAK se ka vepruar politikisht.
Njoftimi i SPAK për arrestimin e tij bëri të ditur se ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në të tre rastet.
Në rastin e parë akuzohet për çështjen CEZ-DIA, ndërsa në rastin e dytë se ka ndërhyrë në favor të një kompanie komunikimi për të lidhur kontratë interkonjeksioni, gjatë kohës kur ishte kryetar i Kuvendit në aleancë me PS.
Në rastin e tretë, akuzohet se ka përfituar përkohësisht një vilë nga marrëdhëniet korruptive me “biznesmenin S.M.”
Ilir Meta ishte paraqitur në SPAK edhe në qershor të këtij viti.

Asokohe, ai bëri akuza të rënda në drejtim të kreut të këtij institucioni, Altin Dumani. Pasi u mor në pyetje, Meta deklaroi për mediat se u pyet për 3 orë “për gjëra të kota”, që sipas tij, nuk kishin lidhje me të, por kishin të bënin me veprimet e të tjerëve. Ai po ashtu deklaroi se u pyet për pasurinë dhe theksoi se me këtë çështje merrej bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, me të cilën janë në proces divorci.
Salianji dënohet me 1 vit burg

Pas hekurave këtë vit përfundoi edhe demokrati Ervin Salianji.
Në 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.
Dënimi ndaj Salianjit lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej tij në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës.
Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pasi kreu kallëzimin, Geron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane të drejtësisë për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge.
Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut. Nga Meta, Salianji te Beqaj, politikanët që përfunduan pas hekurave në 2024-ën
Arrestimi i Ilir Beqajt

Një verë “e nxehtë” ishte kjo e 2024-ës edhe për kampin tjetër politik, PS.
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në muajin korrik është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC.
Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.
Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.
Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.
Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është në akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.
Përveç Beqajt, u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie.
Ndërkohë, Ilir Beqaj është duke u hetuar edhe një rast tjetër të ndarë, i cili lidhet me dyshimet për abuzime në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Prokuroria e akuzon atë për "shpërdorim të detyrës" në lidhje me një kontratë 10-vjeçare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Vitin e kaluar, ndaj tij u caktua masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje" në polici, si dhe "ndalimi i daljes jashtë shtetit".
Hetimet për këtë çështje u mbyllën më 18 mars të këtij viti dhe u ngrit aktakuzë ndaj tetë personave të tjerë, përfshirë edhe ndaj zëvendësministrit, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Këta dy të fundit ndodhen në paraburgim.
SPAK-u i akuzon ata për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.
Arrestohet Jurgis Çyrbja

Jurgis Çyrbja, deputet i PS deri në tetor të këtij viti, u arrestua në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.
AI u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës.
Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje.
Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë "Korrupsion aktiv zgjedhor", "përkrahje e autorit të krimit" dhe "tregtimi i sekretit shtetëror".
Çyrbja u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39 vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.
Çyrbja u thirr dhe u mor në pyetje në SPAK më 10 tetor. Kur doli nga zyrat e SPAK ai deklaroi se kishte dhënë sqarime për çështje që kishin të bënin me kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Më vonë ai dorëzoi mandatin e deputetit veprim që e justifikoi me “nevojën për t’u kujdesur për shëndetin”. Prej vitit 2021, Çyrbja mban]jti mandatin e deputetit për Partinë Socaliste.
Çyrbja i shtohet një liste jo të shkurtër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë politikë që akuzohen për krime të rënda.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38