Flash News

KRYESORE

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë ndodhi në politikën shqiptare këtë javë?

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Javën që lamë pas politika shqiptare u dominua nga tensione mes mazhorancës dhe opozitës, përplasjet rreth çështjes së Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, protesta para Kryeministrisë, si dhe debate të ndezura mbi raportet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Opozita zhvilloi tubimin e radhes para kryeministrise, ndërsa Berisha vazhdoi turin në bazë. Ndërkohë, një artikull i medies amerikane 'Washington Examiner' ndezi polemika të reja lidhur me akuzat për lidhje të qeverisë me krimin e organizuar.

Kriza u thellua edhe më tej me tërheqjen e firmave nga PD për kandidaturat e Avokatit të Popullit, duke reflektuar një javë të mbushur me zhvillime të forta politike dhe institucionala.

Protesta para kryeministris, Veliaj, Beqaj dhe Vangjush Dako i bashkohen opozitës 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Në 1 dhjetor u zhvillua protesta e thirrur nga opozita, para Kryeministrisë ku kërkohej dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Ky është tubimi i tretë radhazi që mbahet nga opozita, e cilësuar tashmë si “Foltorja 2”.

"Presion 'Kushtetueses' për Ballukun, Rama i përgjigjet Berishës: Ankimimin e bëra unë si kryeministër 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denononcimit të kryedemokratit Sali Berisha për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.

Më herët, Berisha akuzoi Ramën për mashtrim publik dhe ndërkombëtar lidhur me interpretimet e Komisionit të Venecias, si dhe denoncoi presione të forta, që sipas tij, po ushtrohen mbi gjyqtarët para se të marrin vendimin.

Duke folur në një videomesazh në Facebook, Rama tha se nuk po i bënpresion askujt dhe se ankimin e pezullimit të saj nga detyra në Gjykatë Kushtetuese e ka bërë vetë ai, por jo si Edi Rama, por si kryeministër.

"Balluku, çeshtje komplekse. Shtyhet data e shqyrtimit", ç'po ndodh në Gjykatën Kushtetuese?

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shqyrtimin e ankimit të qeverisë lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre.

Mbledhja e gjyqtarëve, e parashikuar për datën 4 dhjetor, do të zhvillohet më 12 dhjetor 2025, sipas njoftimit zyrtar të institucionit.

Kushtetuesja argumenton se vendimi për shtyrje lidhet me kompleksitetin e çështjes, volumin e materialeve shoqëruese, agjendën e ngarkuar të Gjykatës dhe kërkesën e disa prej anëtarëve për kohë shtesë.  

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Sali Berisha vijoi turin e takimeve me strukturat e PD-së. Gjatë javës u mbajtën disa takime, mes tyre edhe ai i paralajmëruar në Rrëshen, i cili shihet si pjesë e përpjekjes për të konsoliduar mbështetjen në bazë.

Në fjalimin e tij, lideri i demokratëve Sali Berisha u ndal edhe te takimet që ish-deputeti Ervin Salianji nisi ditën e djeshme në Durrës.

Berisha tha se PD mbetet parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve. 

Arrestimi i Mogherinit

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Policia belge arrestoi Federica Mogherinin, ish-shefen e diplomacisë së BE-s dhe aktualisht rektoren e College of Europe, si pjesë e një hetimi për dyshime për mashtrim dhe korrupsion në tenderin për Akademinë Diplomatike të BE-s. 

Arrestimi i Mogherinit shkaktoi reagime të menjëhershme edhe në politikën shqiptare, ku opozita e përdori këtë zhvillim për të rikujtuar akuzat e saj ndaj qeverisë Rama, duke theksuar se ish-diplomatja europiane ka qenë prej vitesh një ndër figurat që mbështeti publikisht proceset politike dhe integruese të Shqipërisë; një fakt që, sipas opozitës, e bën edhe më shqetësues dimensionin e skandalit.

Media amerikane 'plas bombën': Shqipëria, strehë për kartelët e drogës

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka vendosur luftën kundër drogës si prioritet kryesor të mandatit të tij të dytë, duke nxjerrë në pah se përveç armiqve të dukshëm si Nicolás Maduro, aleatë të papritur si Shqipëria kanë një rol kyç në perandorinë globale të kontrabandës.

Media e njohur amerikane Washington Examiner, shkruan se nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është bërë një strehë për aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar, duke përfshirë trafikun e drogës, armëve dhe pastrimin e parave për kartelët ndërkombëtarë, përfshirë Kartelin Sinaloa.

Raporti nënvizon lidhje të mundshme të Ramës dhe aleatëve të tij me këto rrjete kriminale, duke sugjeruar nevojën për veprime të menjëhershme nga SHBA për të adresuar këtë problem.

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për kandidatët 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Partia Demokratike sqaroi sot se nënshkrimet e deputetëve të opozitës për kandidatët për Avokat të Popullit janë dhënë para se Komisioni i Ligjeve të bënte kualifikimin e tyre.

Sipas PD-së, disa kandidatë i kanë përdorur këto nënshkrime sikur të ishin propozim zyrtar për votim, gjë që partia e konsideron “të pavërtetë” dhe në kundërshtim me ligjin.

PD thotë se, pasi Komisioni i Ligjeve njoftoi zyrtarisht se çdo deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna më herët.

Të fundit