
Flash News
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
Nga Tinka Kurti e Robert Ndrenika, personalitetet që po flasin me gjuhën e Ramës
Fushatës së Partisë Socialiste mëngjesin e së mërkurës iu bashkua një personalitet i rëndësishëm i artit dhe kinematografisë shqiptare, aktorja Tinka Kurti.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, një spot ku shfaqet aktorja Kurti, e cila njësohet me “Rilindjen” teksa shprehet në mesazhin e saj se në kohë të vështira vendit i duhet Edi Rama.
“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.
Më herët, Rama përdori imazhin e një tjetër aktori të mirënjohur për qëllime propagandistike në sajë të fushatës së 25 prillit, Robert Ndrenikën.
Me zë dhe figurë, ky i fundit ishte pjesë e një spoti të publikuar nga kryeministri Rama, teksa shprehet se “jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë” dhe “akti ynë i dytë s’ka ardhur ende”.
Edhe pse ai mbetet një figurë e dashur për publikun për shkak të roleve të tij të shumta, Ndrenika nuk i ka shpëtuar dot shpotitjes nga publiku të cilët e kanë cilësuar këtë akt të dytë të tij një tjetër shërbim ndaj regjimit që shembi Teatrin Kombëtar. Ai ka marrë kritika të shumta nga qytetarë përmes reagimeve në rrjetet sociale, apo dhe zëra të spikatur të shoqërisë civile.
Kjo pasi Ndrenika fillimisht ishte kundër shembjes së Teatrit, por më pas u rreshtua në radhën e artistëve që iu bashkuan korit propagandistik të Erion Veliajt, që ishin pro shembjes.
Nëse mbetemi te personalitetet, kujtojmë se inxhinierja e njohur, e cila u kthye në simbolin e përpjekjeve për të dalë nga tragjedia e tërmetit u bë pjesë e zgjedhjeve dhe listave.
Ajo është renditur e para në listën e PS për qarkun e Tiranës si kandidate për deputete, ndonëse në moshë të thyer, 79 vjeç.
Nëse i referohemi zgjedhjeve dhe fushatës së zhvilluar nëpër botë, p.sh në SHBA disa muaj më parë, vlen të theksohet fakti se shumica e aktorëve ‘bënë fushatën e tyre’, pra bënin thirrje ndaj qytetarëve që të shkojnë në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, VIP-at apelonin për pjesëmarrje në votime dhe duke mos i dhënë rëndësi kandidatit apo partive politike.
Të fundit


Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
17 Prill 2021, 09:15
Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21


