Flash News

KRYESORE

Ngjarjet e bujshme që ‘tronditën’ vendin gjatë 2024-ës

Ngjarjet e bujshme që ‘tronditën’ vendin gjatë

  1. (Vetë)vrasja e Bedrie Lokës

41-vjeçarja u vetëvra pasi konsumoi fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Loka prej disa kohësh, linçohej e përndiqej përmes një llogarie në Tik Tok që ishte hapur në emër të saj me video e foto denigruese. Viktima e kishte denoncuar në polici llogarinë dhe përmbajtjen e video-ve, por autoritetet nuk kishin ndërmarrë veprime.

Policia arrestoi menjëherë Xhemal Lokën, bashkëshortin e Bedries, për të cilin fëmijët e çiftit kishin deklaruar se donte ta vriste nënë e tyre, fill pasi ishte kthyer nga Greqia ku punonte si punëtor sezonal. Xhemal Loka përdori si alibi Tik Tok-un.

Opinioni publik reagoi ashpër ndaj denigrimit të figurës së 41-vjeçare se cila punonte në një fasoneri. Më vonë, dolën edhe bisedat mes Xhemal Lokës dhe vajzës 21-vjeçare të çiftit e cila tregonte se babai e dhunonte nënën dhe nuk e lejonte të dilte pa lejen e tij.

  1. Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit

Gëzim Sinomati u ekzekutua në një attentat mafioz në lagjen “Hajro Cakërri”, në Vlorë në mbrëmjen e 7 janarit 2024. Sinomati u ekzekutua teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij ku kishte dalë për të pirë cigare. Vrasja e Sinomatit u krye me snajpetr. Disa orë pas ekzekutimit të tij u gjet i djegur mjeti tip “BMË” i përdorur nga autorët e ngjarjes. 23-vjeçari ishte djali i Sokol Sinomatit, i njohur me pseudonimin “Buzëderri”, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.

  1. Fëmijët vrasin babain në Shënavlash

Ngjarja që tronditi jo vetëm Shënavlashin, por gjithë vendin, ishte ekzekutimi monstruoz i Pëllumb Metës, nga tre fëmijët e tij dhe bashkëshortja. Meta u vra nga familjarët të cilët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për ta groposur pas vrasjes.

Hygerta Meta (19 vjeç), Amarildo Meta (21 vjeç), Hysen Meta (24 vjeç) dhe nëna e tyre Blerina Meta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 50-vjeçarin dhe më pas e groposën trupin e tij në një kasolle pranë banesës. Praprakisht, të akuzuarit dëshmuan se babai kërkonte të fejonte motrën pa dëshirë, alibi e cila u rrëzua më vonë. Shkak për vrasjen e babait të 4 fëmijëve, dyshohet se është bërë pasuria teksa ende mbetet i paqartë qitësi.

  1. Vrasja e Gentjan Bejtjas

Ish-polici i Burgjeve, Gentjan Bejtja u ekzekutua në Fushë-Krujë pasi i kishte shpëtuar disa atentateve. Bejtja u ekzekutua në serrën e banesës së tij në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Bejtja është lakuar dhe në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Durrës, ku pas marrjes në pyetje ai është lënë sërish i lirë. Në vrasjen e Arben Mërkurin alias “Maneci”, Gentjan Bejtja ka dhënë shpjegime në polici mbi atë çfarë dinte.

Bejtja është marrë në pyetje edhe për vrasjen e Iljaz Çalit në autostradë dhe tek vrasja e ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Bejtja njihet si një person që mbante lidhje të ngushta me Enver Stafukën, të zhdukur disa vite më parë. Ndërsa mes kundërshtarëve të tij në zonën e Fushë-Krujës, policia rendit Durim Bamin, Ramazan Rajën, Mariglen Hakën.

Atentat ndaj Bejtjas u organizua edhe në vitin 2023, ngjarje ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjas, Ramazan Sino, dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjanit, 10 dhe 11 vjeç. Shënjestra në atë moment nuk ndodhej në banesë.

  1. Nëna vetëhidhet në Bunë me tre fëmijët

Mëngjesi i 5 majit shënoi një ngjarje të rëndë jo vetëm për Shkodrën. Trupi i pajetë i një vajzë 9-vjeçare u gjet në ujërat e lumit Buna. Disa ditë më vonë, polumbarët nxorën edhe 3 trupa të tjerë të pajetë. Alma Arrazi (39 vjeçe), Ergesa Arrazi (9 vjeçe), Grejsi Arrazi (8 vjeçe) dhe djali Ardit Arrazi (2 vjeç), u gjetën të mbytur në lumin Buna, ku dyshohet se nëna është vetëhedhur nga ura bashkë me fëmijët.

Bashkëshorti i Almës dhe babai i 3 fëmijëve, Erdgys Arrazi, u la në burg pasi dyshohet se për shkak të dhunës dhe keqtrajtimit që I bënte familjes, i shtyu drejt aktit të vetëvrasjes. Para se vetëhidhej nga ura, Alma kishte konsumuar kafe me kunatën e saj. Ajo i kishte shprehur motrës së vet shqetësimin se bashkëshorti e tradhtonte me një vajzë më të re.

Ngjarja e rëndë solli reagimin e të gjithë opinionin publik që kërkuan më shumë masa për dhunën në familje.

  1. Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”

Novruz Cenalia, efektiv i repartit “Shqiponja”, u vra më armë zjarri nga Azgan Mërnica pas një konflikti të çastit.  Informacionet paraprake zbuluan se shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim. Cenalia dhe Mërnica ishin të dy me origjinë nga Hasi. Pas vrasjes autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe u dorëzua pas disa ditësh nga familjarët e tij.

  1. Vrasja e Egli Progës

Ngjarja ndodhi në Pogradec ku 42-vjeçari mbeti i vrarë pasi u dhunua nga Denis Meçe. Ngjarja shkaktoi polemika pasi nuk u raportua nga policia, por u zbulua nga mediat. Viktima ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa autori dhe tre shokët e tij ndodheshin jashtë lokalit. Siç është parë nga kamerat e sigurisë Denis Meçe është konfliktuar me viktimën pasi ka kërkuar cigare. Autori e ka thërritur jashtë Egli Progën për tu sqaruar dhe aty e ka dhunuar bashkë me shokët. Proga është parë të ec për disa metra dhe më pas është rrëzuar. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Korçës tentuan që fajin t’ia hedhin njëra-tjetrës mbi dritëhijen e ngjarjes .Denis Meçe u la në burg për vrasjen e Egli Progës, ndërsa familja e viktimës vijon të kërkojë drejtësi.

  1. Vrasja e Gramos e Lavdimir Kurtaj

Grindja mes fëmijëve të dy familjeve, Kurtaj dhe Kuka përfundoi në një tragjedi në Roskovec. Altin Kuka bashkë më dy fëmijët e tij qëlluan me breshëri armësh Gramos dhe Lavdimir Kurtaj. Sherri që nisi fillimisht mes fëmijëve degradoi në përplasje fizike dhe më pas coin ë vrasjen e xhaxhait dhe nipit. Autori dhe bashkëpuntorët u lanë në burg.

  1. Masakra e Dobraçit

Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha (kalimtarë rastësorë) mbeten të vdekur pasi një antentati mafioz në lagjen Dobraç të Shkodrës. Hamzai, vëllai i Ibrahim Licit armik i Safet Bajrit, dhe Arlind Bushati ndodheshin në të njëjtin mjet i cili u qëllua me breshëri kalashnikovi nga një Audi ku ndodheshin tre autorët e ngjarjes. Në të njëjtin mjet me viktimat dyshohet se ka qënë edhe Ibrahim Lici pasi filmimet e qytetarëve nga vendi i ngjarjes tregojnë një djalë që jep ndihmën e parë Hamzait. Personi ka ngjashmëri më Ibrahimin që dyshohet se mbeti gjithashtu I plagosur në antentat.

Flutura dhe Bashkim Basha prindër të 3 fëmijëve ishin duke udhëtuar me motoçikletë kur u goditën nga mjeti i drejtuar nga Hamaza Lici. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

  1. Tritoli i merr jetën rastësisht 29-vjeçarit

Një sherr virtual mes Giovvania Nikollit dhe Nuredin Dumanit i kushtoi jetën Enea Thomarajt. 29-vjeçari ndodhej  në banesën e tij kur një sasi eksplozivi shpërtheu tek dera e shtëpisë së Giovvana dhe Alda Nikollit. Shpërthimi i  shkaktoi plagë të rënda në kokë dhe pas 4 muajsh Thomaraji ndërroi jetë tek Trauma. Giovvana Nikolli ishte shfaqur disa ditë para ngjarjes në një video ne Tik-Tok ku kërcënonte Nuredin Dumanin. Dyshohet se tritoli është vënë nga Dumani si kundërpërgjigje  ndaj Nikollit. Kujtojmë se Giovvana është partnerja e Amarildo Xhanej, I arrestuar si vrasës me pagesë.

  1. Vrasja e Martin Canit, pranë shkollës “Fan Noli”

Dita e shkollës do të kthehej në tragjedi për familjen e Martin Canit. Një sherr i nisur mes adoleshentësh përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre me plagosjen e dy të tjerëve. Martin Cani u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshi. I plagosur në ngjarje mbeti shoku i ngushtë i 14-vjeçarit Luis Meçe si edh e vet autori. Ngjarja mbetet ende e paqartë për shkak të kontradiktave të policisë. Perlleshi u la në burg dhe u dërgua në burgun e të miturve ne Kavajë. Vrasja e 14-vjeçarit solli protesta nga prindër, nxënës dhe si shoqëria civile dhe qytetare të cilët kërkuan një zgjidhje siguri në shkolla, drejtësi për Martinin dhe dorëheqjen e ministres Olgerta Manastirliu.

  1. Vrasja e Alfred Dedias

50-vjeçari u vra në një restorant në Ndroq nga Julian Gjoshi. Autori i ngjarjes tha para uniformave blu se Alfredi e ofendonte dhe e bullizonte sa herë uleshin në kafe. Atë ditë Gjoshi e kishte ftuar për tu sqaruar dhe sapo viktima ishte ulur në tavolinë ai e qëlloi për vdekje.

Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, i  dyshuar si I përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen  Jan Prenges. Emri i Gjoshit përmendet edhe në dosjen e Jurgis Çyrbijas pasi Altin Hajri i kërkonte deputetit socialist lirimin e kunatit të tij i arrestuar në 2021 për armëmbajtje pa leje.

  1. Shoku vret shokun

Majlindka Habibi vrau shokun e tij Branko Shkoza pasi dyshonte se i ngacmonte gruan. Pasi kishin konsumuar alkool të dy ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në një moment Habibi shtyu Brankon në kanal. Trupi i tij u gjend pas pesë ditësh. Familja e viktimës ka deklaruar se autori dhe Brankoja njiheshin prej vitesh dhe kanë hedhur akuza ndaj Habibit.

Ekstradimi i Laert Haxhiut

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm, kreu i bandës së Lushnjes, Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të 2024-ës. Edhe pse vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi, këmbëngulja autoriteteve shqiptare, mes të cilave Interpol Tirana, bindi palën greke për të dhënë dritën jeshile për ekstradimin e 32-vjeçarit.

Ndaj Haxhiut është dhënë në mungesë një dënim me burg përjetë.  Vendimi maksimal u dha për të në Prill të 2024-ës nga Gjykata e Posaçme e cila e shpalli atë fajtor të “masakrës së Lushnjës” në vitin 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagos edhe një tjetër.

Laert Haxhiu është vënë sërish nën akuzë nga SPAK, kësaj here për disa ngjarje kriminale të zbërthyera nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Në deklarimet e tij Tafani nxori emrin e Laert Haxhiut si urdhërues, organizator e pjesëmarrës në disa ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 2 prej tyre të regjistruara në Athinë, Greqi.

Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SKY ECC

SPAK dha masa të sigurisë detyrim paraqitje për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Dyshohet se gazetarët kanë bashkëpunuar me grupin e Suel Çelës për të manipuluar informacione dhe për të ndikuar në opinionin publik, për të rritur pozitat e Çelës dhe për të dëmtuar rivalët e tij. Hoxha dhe Qyno sipas SPAK kanë mbajtur kundrejt përfitimeve të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media dhe kanë publikuar artikuj që keqinformonin dhe manipulonin publikun. Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa Qyno për korrupsion pasiv në sektorin privat.

Të fundit