Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ngjarjet që përcaktuan vitin politik në Shqipëri në këndvështrimin e njerëzve publikë, kryeson përplasja në PD

Kriza brenda Partisë Demokratike mbetet një nga ngjarjet që do të shënjojë jo vetëm vitin që lamë pas.
E ndodhur në një situatë të paprecedentë në skenën politike post-komuniste të Shqipërisë, dy liderët e grupimeve kundërshtare brenda forcës politike opozitare më të madhe, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ nga SHBA dhe Lulzim Basha, me vendimet e marra dhe sulmet e ndërsjella po ecin me shpejtësi drejt ndarjes, që duket e pariparueshme.
Politiko.al ka pyetur disa personazhe të njohur publikë se cilat janë ngjarjet që përcaktuan vitin politik në Shqipëri.
Në analizën e tyre, përplasjet brenda kampit blu janë cilësuar jo vetëm si ngjarja që përcaktoi 2021-shin, por pritet që këto tensione të shoqërojnë gjatë edhe vitin e ri.
Ngjarje që mori vëmendjen e të gjithëve ishin edhe zgjedhjet e 25 prillit, ku PD shënoi humbjen e tretë radhazi, ndërsa PS nën drejtimin e Edi Ramës merr për herë të parë tre mandate qeverisëse.
Fatjona Dhimitri, ish-deputete dhe ish kryetare e Komisionit të Medias

Epiqendra e vëmendjes së opinionit publik, tashmë prej disa muajsh është përqendruar në dinamiken e ngjarjeve që nga dita në ditë pasojnë në kampin blu...
Kishte ardhur koha për një "Refleksion" në atributet e Lidershipit në Partinë Demokratike, ku hijet e së shkuarës dhe ekzigjenca e rimëkëmbjes binin në kontradiktë me njëra-tjetrën, e në fund ata që paguanin haraçin ishin qytetarët e ndershëm e të thjeshtë...që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë konstruktive, për të shembur muret e regjimit oligarkik, duke i hapur rrugën së ardhmes europiane të brezave të rinj...
Vendi ynë ka të rinj e të reja, me një vizion të qartë për të ndërtuar platformën e një Shqipërie europiane! Le të kthejmë sytë kah tyre, për të rimodeluar profilin e një lidershipi, sa me afër nevojave të qytetareve, përmes kompozimit të elementeve të njeriut praktik e atij politik me ndërgjegje politike e qytetare...
Erion Piciri, ish-deputet, pedagog i lidershipit dhe komunikimit politik

Viti 2021 pritej të ishte viti i ndryshimit në qeverisjen e vendit, por ruajtja e status-quo-së e klasifikon si viti i mundësive të humbura. Kur një administratë borxhesh dhe korrupsioni të lartë preferohet më shumë se alternativa opozitare tregon se sa e pabesueshme është kjo e fundit krahasuar me një qeveri me rezultate të munguara. Kriza e lidershipit thellohet kur në vend të marrjes së përgjegjësive eliminohet demokracia, në vend të hapjes shkohet drejt mbylljes, në vend të gjithëpërshirjes zgjidhet përjashtimi dhe instalohet diktati i një klani në krye të opozitës.
Në këtë kontekst, revolta e popullit demokrat ndaj parisë, aktivizimi i demokracisë së drejtpërdrejtë në Partinë Demokratike mund të konsiderohet ngjarja politike e vitit. Nuk ka ndodhur më parë që anëtarësia të mblidhet dhe të korrigjojë drejtimin politik të një përfaqësie, të rivendoset demokracia dhe të ndryshohet me votë masive lidershipi i një partie.
Nuk ka ndodhur më parë që në një statut partie të përcaktohet qartë se kryetari humbës largohet automatikisht nga drejtimi, pa të drejtë rikandidimi dhe ku përfaqësimi partiak për funksione publike të kalojë nga vota masive e antarësisë. Suksesi i këtij mobilizimi mund të krijojë një precedent historik dhe një mënyrë zgjidhjeje sa herë do shfaqet personalizimi i institucioneve politike. Në këtë mënyrë, në pak vite mund të kemi një reaksion në varg tek partitë e tjera, një ndryshim të tipologjisë së përfaqësimit dhe llogaridhënies politike.
Ditën kur vegjëlia do kontrollojë lehtësisht parinë, Shqipëria do ketë arritur integrimin me Perëndimin. Europa dhe Amerika e Veriut u ngritën mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi garën dhe policentrizmin e pushteteve, jo mbi centralizimin dhe dominimin e pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisjes së një vendi.
Për këtë epokë të re lirie, shpërqendrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme po flitet sot në Partinë Demokratike. Mbetet për t’u parë realizimi në vite i këtyre qëllimeve politike…
Lisandër Hoxha, ish nënkryetari i FRPD

2021 ka qenee njee vit dinamik sa i takon ngjarjeve politike. Mund tee përmendim 25 Prillin, ku peer heree tee paree njee qeveri merr mandatin e 3 dhe sigurisht shpallja ‘Non grata’ e Sali Berishees, me 19 Maj, apo edhe largimin nga Grupi Parlamentar i PD, me 9 Shtator.
Te gjithee keeto ngjarje lidhen me njeera-tjetreen, por ajo qe i dha kuptim opozitees dhe zgjoi tee djathteen ishte vendimi personal i Lulzim Bashees ndaj liderit Berisha, me 9 Shtator. Mund tee thuhet se ishte ngjarja, e cila preku me shumee se çdo gjee tjeteer politikeen shqiptare duke mobilizuar peerseri te djathteen, pas disfatees see 25 Prillit.
Keetee veprim e kam cileesuar si ‘tenxherja mbi kapakun’ e zullumeve qee zoti Basha gatoi peer 8 vite nee krye tee PD. Ky sheenon edhe fundin politik tee tij, si politikan i cili, pas reagimit tee demokrateeve, mendoj se nuk do tee jetee mee njee aktor politik nee tee ardhmeen.
Unee mendoj se 9 Shtatori ishte dita, e cila ndryshoi kursin politik tee see djathtees. Kjo peer shkak tee reagimeve dhe efektit qee dha ky veprim i pakonsultuar i Lulzim Bashees. Per mua 9 Shtatori meriton tee quhet si ngjarja e vitit 2021, pasi arriti te zgjonte te djathteen nga letargjia Bashiste.
Boiken Abazi, ish-drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Besoj se ngjarja më e rëndësishme janë zgjedhjet e 25 prillit. Ato treguan disa gjëra njëkohësisht.
Së pari, zgjedhjet dëshmuan se nuk jemi në tranzicion, por kemi vite që jetojmë në një sistem neoliberal ku demokracia me përfaqësim është fasada e neofeudalizmit.
Së dyti, neoliberalizmi me tiparet neofeudale nuk ka më nevojë për fasadën e rotacionit formal të pushtetit, sepse sot ky sistem i thellimit të pabarazive është konsoliduar dhe qëndron në këmbë edhe pa rotacion, duke ia hequr iluzionet atyre që gabimisht besonin te rotacioni automatik i pushtetit çdo dy mandate.
Së treti, zgjedhjet treguan se vjedhja e votës kryhet në mënyrë sistematike nga të gjitha partitë kryesore të vendit, me dallimin që kush ka më shumë pushtet politik dhe ekonomik arrin të vjedhë gjithashtu më shumë vota.
Së fundmi, zgjedhjet treguan se moralisht e vjetra ka vdekur, por e reja nuk ka lindur akoma.
Roland Qafoku, gazetar, moderator i emisionit “DEKALOG” në RTSH

Kryengjarja e vitit 2021 padyshim ishte përplasja brenda Partisë Demokratike mes ish-kryetarit Sali Berisha dhe kryetarit aktual zyrtar Lulzim Basha pasi SHBA e shpalli Berishën ‘non grata’ dhe Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Madje do të thosha që kjo është ngjarja më e rëndësishme politike në Shqipëri që pas largimit nga politika e Fatos Nanos në 2005 dhe dorëheqjes së Sali Berishës në vitin 2013 si kryetar i PD. U mendua se tashmë politika shqiptare kishte kaluar në një etapë tjetër duke i zëvendësuar liderët e vjetër politikë me liderët e rinj.
U mendua se Edi Rama i PS dhe Lulzim Basha i PD ishin politikanët e një brezi të ri. Por të gjithë ishim gabuar. Në PD ndodhi një kataklizmë me fuqinë e një bombe bërthamore. Pasi Antony Blinken shpalli Sali Berishën ‘non grata’ brenda kësaj partie nisi lëvizja që u quajt “Foltore” nën drejtimin e Berishës. Kjo për mendimin tim duhet parë në disa aspekte që nxjerrin të paktën 10 konkluzione:
1.Përplasja brenda PD në radhë të parë erdhi sepse kjo parti në këto 8 vjet nuk arriti të bëhej opozita e duhur ndaj qeverisjes dhe mazhorancës socialiste. Pa arritur asnjë fitore, me vetëm justifikime, me vendime në të shumtën e rasteve të gabuara, PD u kthye në parti që nuk frymëzonte dhe nuk jepte shpresë.
2.Lulzim Basha vërtetë ishte kryetar i Partisë Demokratike por ai kurrë nuk u bë lider i Partisë Demokratike dhe i opozitës. Në tetë vjet Lulzim Basha rendit një bilanc vetëm negativ duke mos arritur asnjë fitore dhe kauzë.
3.Sali Berisha, është e vërtetë që lëvizjen e tij, e nisi për interesat e veta. Kurrë nuk do kishte ndërmarrë ai një lëvizje të tillë nëse nuk do shpallej non grata dhe nuk do ishte përjashtuar nga Lulzim Basha si anëtar i grupit parlamentar. Por ama duhet thënë se kjo shërbeu si një shkëndijë për të ndezur atë zemërim dhe dëshpërim që ishte grumbulluar në PD dhe askush nuk po e ndizte. Berisha pati meritën që e ndezi.
4.Lëvizja e Sali Berishës tash ka marrë ato përmasa që edhe vete Sali Berisha nuk mund ta ndalë atë nëse mund të tentojë ta bëjë një ditë. Kjo lëvizje në pamje të parë duket sikur po e dëmton PD-në por në fakt ajo i ka bërë asaj vetëm mirë. Në një parti që nuk ndodhte asgjë tashmë në të ftohin e dhjetorit ka krijuar frymë që i mungonte edhe në ditët më të nxehta të vitit.
5.Lëvizja e Sali Berishës është e tillë që vërtetë ajo e ka ndihmuar dhe e ndihmon PD por mund të themi se Sali Berisha si individ nuk mund të jetë kurrë e ardhmja e PD. E para që pengesa dhe ngërçi i madh është se Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA dhe një PD me kryetar të padëshirueshëm nga SHBA është një parti që nuk duhet të funksionojë në këtë mënyrë. Por edhe mosha e Berishës është një pengesë jo e vogël. Nëse PD fiton zgjedhjet e vitit 2025, Berisha i bie të jetë 82 vjeç dhe pak besohet se në këtë moshë të ketë aftësi qeverisëse dhe të frymëzojë brezat e rinj.
6.Lëvizja e Sali Berishës përveç të tjerave vendos në vështirësi qeverinë. Janë të shumtë ata që besojnë se Lulzim Basha si kryetar i PD duket i kapur nga kjo mazhorancë. Janë me dhjetëra vendime të tij që në vend të ndezë flakën e reagimit e të opozitës ai e ka fikur atë. Prandaj ne shikojmë që lëvizja e Berishës e ka shqetësuar më shumë qeverisjen e majtë se sa opozita e drejtuar nga Basha.
7.Lulzim Basha më në fund mund të ndjehet i çliruar nga Berisha dhe nga vetja e vet. Ai tashmë nuk është më i dubluari i madh nga Berisha i madh. Lulzim Basha me këtë që po ndodh në PD është vetëm vetvetja. Askush nuk mund të thotë që ai tashmë vepron kështu se i ka dhënë urdhër Berisha dhe kjo nuk është pak.
8.Kjo që po ndodh në PD vërtetoi edhe një herë që vërtetë Berisha ka ndikuar te Lulzim Basha në këto 8 vjet por kësaj duhet ti shtojmë edhe atë që Lulzim Bashës I ka pëlqyer më shumë të ndjehej në opinionin publik si i tilël. Këtë dualizëm ai përherë e ka përdorur si një alibi të tij për humbjet dhe dështimet.
9.Lulzim Basha shumë mirë bën që ka marrë në dorë një flamur proamerikan dhe e përdor kundër Berishës. Por ama deri këtu. Lulzim Basha do të mbahet mend në këto 8 vjet si kryetari I opozitës që mori dy vendimet më antiamerikane, atë të lënies së mandateve dhe mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale. Nuk duhet të harrojmë, e përsëris, nuk duhet të harrojmë kërcënimin amerikan ndaj Bashës që nëse nuk ndërpisnin protestat e dhunshme SHBA do ta shpallte PD si organizatë terroriste. E pra, Basha të mos bëj proamerikanin kur i intereson atij dhe antiamerikanin përsëri ku I intereson atij.
10.PD është në një udhëkryq të tillë që as Basha e as Berisha nuk janë të aftë të parashikojnë se si do ta zgjidhin këtë situatë. Dërgimi në gjykatë i statutit, logos dhe vulës është një turp i madh për këtë parti. Kjo tregon se zgjidhja e kësaj situate nuk mund të vijë as nga Basha e as nga Berisha.
Në PD ka djem dhe vajza, burra dhe gra me integritet moral, me edukim perëndimor, me sjellje demokratike, të lirë dhe të pakapur, larg stilit dhe modelit që politika shqiptare ka parë në këto 31 vjet që mund dhe duhet ta drejtojnë këtë parti. Liderët lindin dhe prodhohen në kohë krizash dhe ky është momenti. Disa politikanë që presin se nga do anojë peshorja dhe herë dalin nga zyra e Berishës dhe herë nga zyra e Bashës ndërkohë që në takime publike nuk shkojnë te asnjëri, nuk mund të jenë kurrë e ardhmja e PD. E ardhmja do jenë atë që guxojnë dhe tregojnë karakter por mbi të gjithë frymëzojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38