Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Një bisedë me Peter Lucas/ Politikanët shqiptarë në kujtimet e gazetarit amerikan: fotoja e Ramës dhe rikthimi i Berishës

Alfred Lela
Westford-i është një qytezë amerikane, rreth 30 minuta larg Bostonit. Nëse, për kur të ndërrojnë jetë, njerëzit shpresojnë të shkojnë në parajsë, mendoj se ata do të donin që parajsa t’i ngjante deri diku Westford-it. Wilson Farm Road, ku jeton Peter Lucas, ndoshta gazetari amerikan me origjinë shqiptare, më i njohur në Amerikë pas Bill Kovach, i ngjan më shumë një resorti golfi. Shtëpitë janë pa gjerdhe dhe kufijtë janë diçka simbolike, që shenjohen nga pemët, kutitë postare apo brezat e barit natyral.
Me Peter-in e kemi lënë takimin në ora 10. Një minutë më pas e shoh në krye të rruginës para shtëpisë, për të më pritur me gjasë, por ndoshta edhe për të shijuar një ndryshim të beftë të motit, rritje të temperaturave dhe një diell gjithë bujari. Ai jeton i vetëm, ashtu siç unë i imagjinoj shkrimtarët dhe punëtorët e mendjes. Autori i disa librave me temë Shqipërinë, një gazetar veteran i "Boston Herald", ai aktualisht boton tri herë në javë në gazetat e Bostonit.
Më prin në dhomën kryesore të shtëpisë, drejt murit ku janë varur disa fotografi.
“E sheh këtë”, më thotë “janë pjesë metalike të aeroplanit amerikan të rrëzuar në Shqipëri gjaë Luftë së Dytë Botërore”.

Lucas ka shkruar një libër, për avionin dhe ekupiazhin e tij, rënë diku në malësitë e Elbasanit, i përkthyer edhe në shqip. Duke qeshur, më thotë se, kur e vizitoi Shqipërinë, nga ku mori këto copa metalike, një prej fshatarëvë të zonës me fletët e duraluminta të avionit ushtarak amerikan kishte mbuluar një pjesë të çatisë së banesës.
Duke komentuar foto të tjera të ekspozuara në mur, ndër to me presidentin Jimmy Carter, me senatorët John Kerry dhe Ted Kennedy apo me Bill e Hillary Clinton, Lucas kujton një episod me kryeministrin Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës.



“Fola me Tomas Meninon, kryetar i bashkisë së Bostonit, i cili me ndërhyrjen time pranoi ta priste Ramën, dhe gjithashtu të binjakëzonte Bostonin me Tiranën. I thashë Ramës se i kisha rregulluar një takim në x ditë dhe orë, por ai më tha se do të shkonte në Kaliforni për një foto me Hillary Clinton-in, asokohe senatore”.


U habita nga ky vendim, shton Lucas duke arsyetuar se binjakëzimi i Tiranës me Bostonin do të sillte më shumë për qytetin se sa një foto e krybashkiakut me senatoren amerikane.
I kujtoj mardhënien me Berishën. Dikur, në fillim të viteve ’90, ishit të afërt, më pas sikur u ftohët. Pastaj erdhi shkrimi juaj në “Boston Herald” ku ishit kritik me vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të tij. “I kam shkruar Departamentit të Shtetit për non grata-n e Berishës dhe nuk kam marrë përgjigje. Sa i takon ftohjes, nuk e di çfarë ka ndodhur. Mendoj se ka të bëjë me kritikat e mia në mes të viteve ‘90. Për mua në atë kohë Berisha filloi të shfaqte shenja të autokracisë”.

E kujtoj se Berisha ka treguar pendesë disa herë në lidhje me ‘96-‘97, madje edhe muajin e fundit në disa intervista. “Duhet të ketë luajtur rol edhe libri juaj “Rrumpalla” (të cilin unë e kam përkthyer në shqip). Shtypi i majtë e ka rimarrë shpesh shprehjen ‘apres moi le deluge’ (pas meje, kijameti), duke e bërë refren të tipologjisë së një Berishe që, sipas tyre, gjithmonë ka menduar për pushtetin dhe jo vendin”.
Shtoj se ai, Lucas, në libër ka riprodhuar një shprehje e cila ka pasur kuptim apo synim tjetër, dhe është keqinterpretuar me qëllim nga të majtët. Po, ashtu është, pranon Lucas. Berisha, kur tha ‘apres moi le deluge’, nuk kishte ndërmend ‘pas meje u bëftë kiameti’, por një kuptim krejt të kundërt: ‘po të largohem unë do të bëhet kiameti’.
Dhe, në fakt ashtu ndodhi pas ikjes së tij, pranon Lucas.
Dëgjo, thuaji Saliut, çfarëdo të ketë ndodhur mes nesh ‘harroje!” (është fjala e parë dhe e vetme që ai thotë në shqip gjatë bisedës tonë). “E respektoj shumë për forcën dhe energjinë që ka. Pas gjithë atyre që i ndodhën vitin e fundit, shumë të tjerë do të ishin dorëzuar”.
Biseda kalon te Tirana, pas qëmtimit të tij për ndërtimet e shumta në qytet dhe dyshimet se bëhet fjalë për pastrim parash në industrinë e ndërtimit. “A është kryebashkiak i njëjti Veliaj që ka qenë edhe me “Mjaft”? më pyet. I them se është i njëjti person, duke i kujtuar, me të qeshur, se miku i tij Fatos Tarifa sapo kishte bërë një shkrim laudator për të. Ah, nuk e kam parë këtë të Tarifës, ma pret, por di të them se Veliaj është rasti tipik i politikanit që bëhet të gjitha gjërat të cilave ai vetë ka thënë se u është kundër.
Nuk mund të përshkruhej më mirë dikush në një fjali të vetme, ia kthej duke qeshur.
Pothuajse dy orë kalojnë në këtë bisedë që u soll rreth politikës, marrdhënieve shqiptaro-amerikane, dhe një projekti të dështuar filmi të regjisorit Stan Dragoti. Lucas përmend një financim të Berishës, në kohën kur ishte kryeministër, për Dragotin dhe planet për filmin që u ndërprenë nga vdekja e regjisorit. Kujton një bisedë më të birin, të cilit i tha se filmi “Çezari i Ballkanit”, bazuar në një skenar të Lucas, do të bëhet një ditë me siguri, por ai nuk do të jetë më për ta parë.
Në një moment reflektimi, ku përmblidhen keqardhja si pasardhës shqiptarësh, dhe pragmatizmi si amerikan, Lucas pranon se epoka e artë e amerikanëve që mbështesnin kauzat shqiptare, duke se ka mbaruar. Eliot Engell nuk është më kongresmen, Lee Zeldin humbi në zgjedhjet e fundit për guvernator të Nju Jorkut, duke lënë edhe vendin në Kongres. Nuk ke më kë të lobosh për çështjet shqiptare. Jam munduar të loboj një kongresmen(e) të Bostonit, por duket se ka pak interes. Amerika po bëhet introverte.
Raporti im me Peter Lucas është i kahershëm, dhe kjo është vizita e dytë në shtëpinë e tij në Westford. Çka më pëlqen te ky burrë është pikërisht ajo që ai ka nuhatur, me mprehtësine e gazetarit të mirë: përkitja te një botë e vjetër, e cila besonte në një numer rregullash dhe parimesh. Ajo botë duket se po shuhet dhe Peter Lucas duket si shqiptaro-amerikani i fundit i këtij perëndimi.
Tek më përcjell te makina, më duket sikur te dora e tij e zgjatur është edhe përshëndetja e Anthony Athanasit, Faik Konicës, Fan Nolit, Artur Liolinit, Kostë Çekrezit e të tjerëve shqiptare te Amerikes. Eshte nje dore qe zgjatet njeheresh nga e shkuara dhe e ardhmja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38