Flash News

KRYESORE

Një ‘ERTV 2’ në Kuvendin e Shqipërisë, nga shtatori gazetarët ndalohet të ndjekin punimet e komisioneve parlamentare

Një ‘ERTV 2’ në Kuvendin e Shqipërisë, nga

Nga muaji shtator, mediat nuk kanë të drejtë më të ndjekin nga afër punimet e seancave të komisioneve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Byroja e Kuvendit, me një vendin që daton në 2 qershor, por që u bë publik këtë të premte, kufizon mediat, duke zëvendësuar rolin e tyre me transmetimet e kontrolluara nga vetë kuvendi.  

Mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve të Kuvendit, si rregull, bëhen të hapura. Në këto raste, Kuvendi u jep sinjalin e transmetimit medieve të akredituara, sipas përcaktimeve të bëra në Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr. 68, datë 25.02.2021 “Protokolli i Sistemit Audio-Video” 2.Komisionet e përhershme dhe nënkomisionet, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, mund të vendosin që mbledhjet ose pjesë të tyre të bëhen të mbyllura. Kur vendoset zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura, drejtuesi i mbledhjes njofton stafin përgjegjës të Kuvendit për shkëputjen e sinjalit të transmetimit për mediet e akredituara”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Në sajë të këtij vendimi, thuhet se gazetarët kanë të drejtë që të akomodohen vetëm në dy godinat e parlamentit: 1 Te Kryesia e Kuvendit në News Room/ Salla e Gazetarëve , qe ndodhet në katin e pare te godinës, 2. Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar nga kuvendi, punimet e parlamentit.

Përjashtim nga ky rregull përbëjnë Televizioni Publik Shqiptar dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, dy institucione propagande të kontrolluara nga qeveria. “Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht,” thuhet në vendim.

Me këtë vendim, Kuvendi bëhet institucioni i dytë pas kryeministrisë që mbyll dyert për gazetarët, duke zëvendësuar raportimin e pavarur të mediave me sinjale të kontrolluara, njësoj si ERTV.

Një ‘ERTV 2’ në Kuvendin e Shqipërisë, nga

Një ‘ERTV 2’ në Kuvendin e Shqipërisë, nga

Një ‘ERTV 2’ në Kuvendin e Shqipërisë, nga

Të fundit