Flash News

KRYESORE

Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në Gjakovë

Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, solli në Gjakovë një performancë të paharrueshme, duke bashkuar artin e operës me rrëfime prekëse nga historia e vendit.

Koncerti i titulluar “Një zë, një komb”, i mbajtur në Pallatin “Asim Vokshi”, u shndërrua në një homazh për nënat që kanë humbur të dashurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, nën drejtimin e mjeshtrit spanjoll Sergio Alapont, Jaho interpretoi arie të njohura botërore, duke i lidhur ato me histori reale dhimbjeje dhe humbjeje. Publiku u prek thellë nga performanca e saj, ndërsa në disa momente ajo ftoi në skenë këngëtarë nga tre breza të qytetit dhe kori i fëmijëve solli një dimension të veçantë emocionues.

Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në

Kulmi i mbrëmjes erdhi kur Jaho, në lot, dedikoi disa momente për historitë e nënave që presin lajme për të afërmit e zhdukur, përfshirë rrëfimin e Ferdonije Qerkezit, e cila prej më shumë se dy dekadash jeton me mungesën e dy djemve dhe bashkëshortit.

Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në

Mbrëmja u pasurua edhe me elemente të trashëgimisë shqiptare, si xhubleta dhe lahuta, që ndërthurën identitetin kombëtar me artin botëror, duke e kthyer koncertin në një përvojë unike dhe të fuqishme për qytetarët e Gjakovës. Për komunitetin lokal, kjo performancë mbetet një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të viteve të fundit.

Ermal Hasimja, një nga organizatorët, ka rrëfyer përmes nje postimi emocionet e koncertit, duke e përshkruar si një performancë të jashtëzakonshme, ku emocioni dhe tragjedia e historive të nënave gjakovare u ndjenë fuqishëm nga publiku.

“Ju mund të keni parë shfaqje prekëse, por nuk besoj se keni parë shfaqje ku sopranoja qan ndërsa këndon, ku aktorët e tjerë qajnë, kur orkestra fshin lotët teksa luan dhe salla bëhet pjesë e tragjedisë. Pak sekonda më pas ajo drejton duart nga një zonjë në mes të sallës. Eshtë nënë Ferdonije që vetë Ermonela ka ftuar në skenë: ‘Nënë Ferdonije, sot ne jemi të gjithë fëmijët e tu’”, shkruan Hasimja.

 Lot, art dhe histori: Performanca e paharrueshme e Ermonela Jahos në

Të fundit