Flash News

KRYESORE

Njihet si miku i Ramës/ Jep dorëheqjen ministri italian i Kulturës, akuzohet për vjedhje pikturash

Njihet si miku i Ramës/ Jep dorëheqjen ministri italian i

Ministri i kulturës italiane, Vittorio Sgarbi ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për pastrimin e mallrave të vjedhura, të cilat ai i mohon.

Sgarbi deklaroi se po largohej "për të shmangur një konflikt interesi". BBC shkruan se Prokurorët po hetojnë akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të.

"Kapja e Shën Pjetrit" u raportua e vjedhur në vitin 2013.

Piktura e Rutilio Manetti - një ndjekës i mjeshtrit barok Caravaggio - dikur ekspozohej në një kështjellë në rajonin verior italian të Piemonte. Sgarbi akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, gjoja për të fshehur origjinën e saj.

Politikani thotë se e gjeti veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura është origjinale, ndërsa ajo e vjedhur në vitin 2013 ishte kopje.

Akuzat u shfaqën në një hetim nga programi Report në televizionin italian Rai.

Njihet si miku i Ramës/ Jep dorëheqjen ministri italian i

Pronari i kështjellës, i cili raportoi për vjedhjen e pikturës, u tha gazetarëve se kanavacja ishte prerë nga korniza në vitin 2013.

Ajo tha gjithashtu se një mik i z. Sgarbi kishte vizituar më herët pronën dhe kishte shprehur një interes për të blerë veprën.  Programi gjithashtu deklaroi se kishte zbuluar se një mik tjetër i politikanit i transferoi më vonë një pikturë të dëmtuar të "Kapja e Shën Pjetrit" te një restaurator.

Thuhej se kishte një vrimë me të njëjtën formë si një pjesë e kanavacës së prerë nga korniza e kështjellës së Piemonte në vitin 2013.

Në kohën kur vepra e restauruar u ekspozua nga Z. Sgarbi në vitin 2021, piktura kishte shtimin e qiririt në këndin e sipërm.

Ministri i ri po përballet gjithashtu me akuza në lidhje me një vepër tjetër: një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro (4.3 milionë funte), e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo.

Gazetari dhe kritiku Vittorio Sgarbi njihet në Shqipëri edhe si mik me kryeministrin Edi Rama.

Njihet si miku i Ramës/ Jep dorëheqjen ministri italian i

Sgarbi pak kohë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri, ku ndezi një debat të madh me deklaratën e tij, se Bylisi është qytet grek. Gjithashtu ai pësoi një incident në Palasë, duke rrezikuar të mbytej për shkak të dallgëve të mëdha.

 


 

Të fundit