Flash News

KRYESORE

Njohu Alibeajn si kryetar të komanduar, ç’parashikon vendimi i gjykatës që sipas PD u shkel nga Yuri Kim

Njohu Alibeajn si kryetar të komanduar, ç’parashikon vendimi i

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja shkroi më pas se SHBA pret që si PD dhe Shqipëria vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen”, shkroi Kim pas takimit, i cili mjaft reagime nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe disa deputetë demokratë, duke theksuar mes të tjerash se Kim i shërben Edi Ramës , se ka shkelmuar vendimin e gjykatës, ka injoruar vullnetin e zgjedhësve pas takimit me Enkelejd Alibeaj, duke e njohur atë si kryetar.

Po çfarë parashikoi vendimi i Gjykatës së Tiranës, që sipas PD u shkel sot nga Kim?

Disa javë më parë,  Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi ndryshimet në Statut. Ndryshimet në Statut zhbëjnë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, shkarkimin e Lulzim Bashës, si dhe Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë.

Me vendimin e dhënë , zyrtarisht dhe ligjërisht njihet Komisioni i Rithemelimit si drejtues i Partisë Demokratike.

CILAT JANË NDRYSHIMET NË STATUT QË U VENDOSËN NË KUVENDIN E 11 DHJETORIT TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT:

-Parimi një anëtar, me qëllim të forcohet anëtarësia. Të zgjedhin kryetarët e degëve.

-Votimet primare, kandidatët për Parlamentin dhe organet vendore kanë të drejtë t’i zgjedhin anëtarët

-Referendumi, vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.

-Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës, fusim në statut fraksionet, partia bëhet më e madhe duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë.

-Kryetari duhet të udhëheq në bazë të vullnetit të anëtarësisë.

-Organet do të bëhen fleksible dhe me fuqi vendimmarrëse, anëtarët do të zgjidhet me votë të fshehtë. Mbaron koha që kryetari emëron

-Kryetari që humb zgjedhjet, pavarësisht arsyes i mbaron mandati menjëherë. Ky mekanizëm rrëzon kultin e individit.

-Organizatat partnere, përveç lidhjes së gruas dhe të FRPD është shtuar dhe grupi Dhjetor 90’, të cilat do të kenë kuota më të mëdha dhe më shumë liri.

-Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.

-Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.

-Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja.

***

Dy Kuvendet e mbajtura në dhjetor zyrtarizuan përçarjen e partisë më të madhe të opozitës, e para parti e krijuar pas rënies së sistemit një-partiak komunist në vitin 1990. Në janar grupi i Berishës organizoi një protestë për marrjen e selisë së partisë duke u përplasur në mënyrë të dhunshme me palën tjetër.

Zgjedhjet e pjesshme lokale treguan se kandidatët e grupit të Berishës arritën të merrnin më shumë vota se kandidatët  zyrtarë të PD-së, një situatë që çoi në presionin e deputetëve ndaj Bashës për dorëheqje nga drejtimi i partisë. Deklaratat për bashkim që bëhen nga të dyja palët duken larg veprimeve reale që do të çonte në një bashkim të mundshëm në këtë moment.

Të fundit