Flash News

KRYESORE

“Nuk do ta mashtrojmë BE-në si Greqia”, mediat greke reagojnë pas deklaratës së Ramës

“Nuk do ta mashtrojmë BE-në si Greqia”, mediat greke

Mediat helene janë “acaruar” nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama. Disa orë para se të niste samiti, në një intervistë “Euractiv”, Rama ka folur për integrimin, duke hedhur akuza ndaj Greqisë se mashtroi BE-në.

“Nuk duhet të harrojmë se procesi i integrimit është një proces individual, i bazuar në merita. Ne duhet të përmbushim standardet e kritereve të detyrave të shtëpisë dhe nuk është një provim që  të mashtrojmë”, tha Rama.

Ai shtoi se është thelbësore të kemi institucione që punojnë dhe të mos “mashtrojmë shumë siç bënë disa vende fqinje në të kaluarën”. Kur iu kërkua të përmendte emra, Rama tha: “Greqia”.

Pas kësaj deklarate, “Kathemerini” evidenton deklaratën e Ramës, ndërsa shton se erdhi vetëm disa ora para samitit dhe një ditë para takimit “kokë më kokë” që kryeministri shqiptar do të mbajë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Rama duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga vetë samiti: Samiti mund të bëjë shumë gjëra të mira, por në fund asnjëra prej tyre nuk do të jetë aq e rëndësishme sa fakti që samiti po zhvillohet në Tiranë.”-shkruan media greke.

Të fundit