Flash News

KRYESORE

‘Nuk ka idenë për çfarë flet’, Britania i kthehet ashpër Ramës pas deklaratave

‘Nuk ka idenë për çfarë flet’, Britania i

“E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.”

Ishte kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në një panel të Chatham House në Londër, i cili akuzoi Britaninë e Madhe se po kalon një fazë “depresioni’, shkak që sipas tij vjen pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it . Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime”, tha Rama në një deklaratë, që nxiti zemërim te britanikët.

“Mirror” e cilëson Ramën një “kryeministër në vizitë” i cili akuzon Britaninë se po paguan çmimin për Brexit dhe teatralitet.

Ai vazhdoi duke thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in, madje edhe “talli brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman.”

“Daily Express” ka sjellë reagimin e një burimi nga Ministria e Brendshme britanike, i cili ka deklaruar se Rama nuk e ka idenë se për çfarë flet dhe se duhet të fokusohet te puna e tij si kryeministër.

“Edi Rama nuk ka idenë për çfarë po flet. Nëse ai do ta kishte bërë vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në masë. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur pa kuptim dhe më shumë kohë duke rikuperuar numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që kanë mbushur burgjet tona”, ka thënë burimi i ministrisë për “Express”.

Përpos, kritikave për keqqeverisjen që po çon në emigrimin masiv të të rinjve, Rama deklaroi se fakti që të rinjtë shqiptarë po ikin masivisht, “nuk është humbje për Shqipërinë, por përfitim”.

“Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si përfitim,” u shpreh Rama.

Të fundit