Flash News

KRYESORE

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti shantazh të rinjve të FRPD. A fshihet pas tij Ervin Salianji?

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti

Entuziazmi dhe pritja e ish kryeministrit Sali Berisha në foltoren e pak ditëve më parë në Kukës, duket se ka krijuar panik te njerëzit e kryedemokratit Basha.

Një anëtar i Forumit Rinor të PD në Kukës ka denoncuar një aktivist të PD se po bën shantazh se nëse plotësojnë formularin pro Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD nuk marrin vizë nga Ambasada Amerikane.

Anëtari i FRPD Oleg Hanku ka denoncuar përmes një shkrimi në Facebook se aktivisti Skerdjan Dhuli u ka shkruar në privat, teksa u kërkon hapur të shmangin formularët pro Berishës, pasi në të kundërt u refuzohet viza në SHBA.

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti

Madje, në mesazhet e bëra publike, Dhuli citon Ervin Salianji, sipas të cilit ky fakt është bërë i ditur pasi kanë biseduar paraprakisht me deputetin e PD.

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti

Megjithatë, pas denoncimit Dhuli ka reaguar po në rrjetet sociale, ku e ka mohuar se po kërcënon të rinjtë, megjithatë mesazhet flasin të kundërtën.

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti

Siç edhe e parmend vetë Dhuli, duket se pas kësaj nisme fshihet deputeti i PD, Ervin Salinji, një ndër zërat kundër lëvizjes Berisha.

Kujtojmë se vetë Salianji në një debat në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike disa javë më parë deklaronte se nëse PD nuk do kishte marrëdhënie të mira me SHBA, atëherë do të linte mandatin.

“Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin”, deklaronte Salianji.

Po ashtu, në një intervistë në Top News, ai shprehej kundër foltores Berisha.

“Nuk kam një ftesë dhe nuk jam një personalitet politik në PD, pa peshë politike aty ku jam. Dhe fakti që nuk kam ftesë politike tregon diçka. Por nëse unë do të kisha një ftesë politike, për të qenë në këtë aktivitet politik, padyshim duke e vlerësuar situatën unë nuk do të isha”, deklaronte ai.

“Nuk merr vizë në SHBA po firmose pro doktorit”, aktivisti

Po ashtu, kujtojmë se Salianji ka kundërshtuar në rrugë ligjore dënimin me një vit burg dhënë për të nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për çështjen  ‘Babale’ dhe e ka depozituar në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit. Ndaj ky qëndrim i Salianjit mund të shihet edhe si frikë nga ndikimi amerikan te gjyqtarët ndaj çështjes së tij.

Të fundit