Flash News

KRYESORE

Pakt “pa kushte” me Italinë, Rama i ofron Melonit “paketë all inclusive”: Na kërko ç'të duash s'themi jo

Pakt “pa kushte” me Italinë, Rama i ofron Melonit

Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët, të zhvilluar në Romë. Gjatë takimit Rama dhe Meloni nënshkruan 16 marrëveshje mes vendeve.

Në konferencën e përbashkët me Melonin, kryeministri nuk fshehu aspak “simpatinë” për homologen italiane, dhe as gatishmërinë për t’i shërbyer qeverisë së saj sa herë që të ketë nevojë.

Edhe pse tashmë një marrëveshje e dështuar, Rama nuk shfaqi pendesë për marrëveshjen për refugjatët, madje u tregua aq zemërgjerë sa i ofroi një paketë “all inclusive” Melonit.

“Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se këto lëshime qeveria i bën vetëm për Melonin, pasi për vendet e tjera ka rezerva.

“Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Sepse këto projekte i rrinë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe italianëve. Pra projekti nënujor, italianët do të shohin rezultatet  për këto projekte. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e Mbrojtjes, sepse nuk mund të mos thoni pse duhet të blejmë ne armatime nga amerikanët, por se si Italia duke ndihmuar Shqipërinë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten. Ju më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas. Unë e kam thënë me Italinë do ta bëja 100 herë edhe nëse 100 herë do të ishin kundër. Me vende të tjera kurrë. Kur më pyesin pse? Ju them , ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po. Por vendet e tjera i respektojmë por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë, çfarë u vjen në mendje”, deklaroi Rama.

 

Të fundit