Flash News

KRYESORE

Pamjet flasin/ Përjashtime selektive para imunitetit të Ballukut, PS nxjerr jashtë deputetët e PD

Pamjet flasin/ Përjashtime selektive para imunitetit të Ballukut, PS

Nesër pritet të mblidhet Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim edhe për 7 procedura të tjera tenderuese, përfshirë lotet e Unazës së Madhe.

Sakaq, sot në seancën plenare, e shoqëruar me mjaft tension dhe kaos, u kerkua përjashtimi i një pjesë e mirë deputetëve të, konkretisht 29 prej ligjvënësve demokratë, pas kërkesës zyrtare për marrjen e masave disiplinore ndaj PD nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. 

Sipas grupit parlamentar të PS-së, veprimet e sotme në seancën plenare ishin të mirëorganizuara nga deputetët e PD-së.

Nisma e mazhorancës duket se ka edhe një prapavijë tjetër, pasi nesër nuk mund të jenë në mbledhjet e komisioneve parlamentare deputetët Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi
Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli, në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Mandateve. 

Siç duket edhe nga pamjet, deputetët që pritet te perjashtohen, pjesë e Këshillit të mandateve ndodhen përballë foltores dhe nuk janë pjesë e tensioneve me gardën. 

 

Këshilli i mandateve përbëhet prej PD nga: 

Gazment Bardhi
Oerd Bylybashi
Elda Hoti
Gent Strazimiri
Saimir Korreshi
Ivi Kaso zv/anëtarë
Gerta Bardeli zv/anëtarë

Sot u kërkua përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Kujtojmë që SPAK iu drejtua pak ditë më parë me një kërkesë Kuvendit për t’i hequr imunitetin zëvendëskryeministres që tashmë është e pandehur dhe në hetim për disa procedura të tjera tenderuese.

Kjo lëvizje e SPAK, që hap rrugën për një masë më të ashpër sigurie, arrest në shtëpi apo në burg, erdhi pasi Gjykata Kushteutese vendosi përkohësisht ta kthente në detyrë Ballukun si ministre dhe zëvendëskryeministre, deri më 22 janar, kur do të shqyrtojë në themel ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra nga GJKKO.

Për dhënien e kësaj mase, Gjykata e Posaçme ka argumentuar se Balluku rrezikon të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët apo të kryejë sërish vepra penale.

Të fundit