Flash News

KRYESORE

Pas 13 vitesh, Engjëll Agaçi dorëzon postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Rama i jep “timonin” e kabinetit Vilma Gurit

Pas 13 vitesh, Engjëll Agaçi dorëzon postin e Sekretarit

Pas 13 vitesh, Engjëll Agaçi është dorëhequr nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Agaçi është zëvendësuar me Elsonida Ramën, e cila më herët ka qenë Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Shefe e re e kabintetit të kryeministrit Edi Rama është Vilma Guri, e cila më parë ka qenë drejtoreshë e Dapartamentit të Administratës Publike.

Emrat janë zgjedhur nga vetë Rama gjatë një takimi 5 orësh me kabinetin qeveritar.

Agaçi u përmend emisionin investigativ italian “Report” të RAI 3, për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për kampet e refugjatëve.

Në atë dokumentar, gazetarët e RAI 3 e identifikuan Agaçin si ish‑avokat dhe si “personi kyç” që lidhet me këtë marrëveshje, duke e përshkruar atë si “ish‑avokat të eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali” dhe me lidhje me figura të trafikut të drogës në të kaluarën.

Agaçi mohoi këto pretendime, duke thënë se ka ndaluar praktikën e tij si avokat rreth një dekadë më parë dhe se akuzat e transmetuara nga RAI janë të dëmshme për reputacionin e tij. Ai ngriti padi për shpifje kundër emisionit dhe mediave italiane për këtë raportim.

 

 

Të fundit