Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas Berishës/ Shkarkimi i Nokës ‘ndez’ zërat kundër Bashës brenda Partisë Demokratike

Vendimi i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha për të shkarkuar Flamur Nokën nga funksioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë ka sjellë reagime të shumta ndër radhët e demokratëve, duke e thelluar edhe më tej krizën ku është zhytur PD që prej përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Ashtu si Berisha edhe Noka do ta cilësonte vendimin ndaj tij të paligjshëm. Madje, ai zbuloi se ishte njoftuar nga kryetari, pasi ky i fundit e kishte komunikuar në media.
Ky vendim erdhi pasi Noka u shpreh ashpër ndaj kryetarit të PD-së, duke thënë se fati i karriges së Bashës është më i shtrenjtë se fati i partisë dhe i demokratëve.
Noka madje pretendoi se gjatë mbledhjes së komisionit të Sigurisë në PD, Basha kishte cilësuar si “llum” qeverisjen e Partisë Demokratike. Selia Blu hodhi poshtë pretendimet e Nokës, duke i cilësuar ato “përpjekje të dëshpëruara” dhe mohoi që kryetari Basha të ketë etiketuar anëtarësinë e partisë me fjalën “llum”.
“Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës”, sqaroi Partia Demokratike.
Pas takimit me ministren britanike për Europën, Wendy Morton, Basha tha se PD nuk mund të mbetet peng i interesave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në bunker.
Basha theksoi edhe njëherë se kundërshtar dhe armik i demokratëve mbetet kryeministri Rama dhe ajo që ai e cilëson si “regjimi i tij”. Basha i cilësoi sajesa, shpifje dhe keqinformime ato të zotit Noka, ndërsa ky i fundit në një tjetër reagim në rrjetet sociale tha se kryedemokrati po e “lufton Ramën, duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”. Basha saktësoi se Noka ishte paralajmëruar, por jo përjashtuar nga grupi i PD.
“Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkallë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës”, tha Basha.
Megjithatë, ky vendim për shkakrimin e Nokës ngjalli shumë reagime brenda PD, kryesisht nga deputetë që kanë dalë hapur krah Berishës.
Reagimet:
Edmond Spaho: Lul mjaft me debime, fillo internimet tani.
Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonje pushkatim nuk do bejme?
Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere.
Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet.
Albana Vokshi: Për fjalën e lirë!
Censori i gazetarisë në Shqipëri, Edi Rama ka urdhëruar rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje, të kritikuar me forcë nga të gjitha institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare të medias.
Edi Rama po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median për të qeverisur i qetë mes krizash të sajuara e për të vjedhur edhe qindarkën e fundit në buxhetin e shtetit.
Europarlamentari David Lega ngre shqetësimet e tij për rikthimin e paketës “antishpifje” për shqyrtim në kuvend pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Tritan Shehu: Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!
Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!
Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!
I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!
Fill mbas atij per Z.Berisha.
Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!
Pra realisht te pa vlefeshme, nul!
Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!
Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.
Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.
Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.
Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.
Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!
Sali Berisha: “Ka ndodh një gjë e tmerrshme me ish kryetarin, e ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. nuk u takon, merr vendime nga zyra nga frika.
Së fundmi përjashtoi dhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë e askush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. I ka vetë, vetë është peng dhe i pashpresë, ndaj a mund të jetë zot shtëpie që ka frikë nga gratë dhe burrat e shtëpisë, duhet të ikë sa më parë”
Luan Baçi: "Kush e ka radhën?Unë...? Ju.....? Ai......? Kush....? Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë!
Partia Demokratike nuk është prone e askujt, ajo është e dhjetëra mijëra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj! Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër!
Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrsesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mire të Partisë Demokratike!Ne duhet dhe do të vazhdojmë të gjithë bashkë, armiku jone i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjetrin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë.
Oerd Bylykbashi në Syri tv: Akti i Bashës ka krijuar çarje në PD, pasojat janë numerike. Blloqe të mëdha të elektoratit tonë janë pakësuar, një kryetar partie e bën këtë vetëm kur nuk ka eksperiencë. Nuk mund të konsiderohet “llum” nga Basha, duke përjashtuar shumë demokratë”,
Bujar Nishani: Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj.
Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrierë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD
Reagimi i të figurave të tjera për PD:
Jozefina Topalli: "Kësaj here rradhën e kishte Flamur Noka, që është rritur në Partinë Demokratike. E paska shpallur armik të brendshëm! Shoku Enver bënte mbledhje byroje në raste të tilla. Edhe për pak kohe do ketë vulën. Gjatë këtyre ditëve do shpallë edhe perjashtime të tjera… deri kur Kuvendi Kombëtar do i heqë edhe vulën bashkë me karrigen".
Arben Ristani: Pra nje anetar i grupit parlamentar, nuk mund te marre vendim te caktoje me detyre, ose te shkarkoje nga detyra, ose te perjashtoje nga grupi, nje anetar tjeter.
Perfundimisht, vulhumburi ka shkelur rregullat te cilat, se bashku kemi vendosur ti zbatojme.
Deviza e vulhumburit mu be e qarte kur mesova ngjarjen e meposhtme:
Ne nje bisede me disa kolege, vulhumburi u thote bashkbiseduesve: mami me ka thene, qe mos digjo se cte thone, por hec perpara.
Nderkohe qe ai ecen perpara dhe korr cka mbjelle, ne te tjeret te zbatojme ato rregulla qe kemi rene dakort se besoj do na dale per hajer.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38