Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit si ministre, si u dobësuan pozitat e Elisa Spiropalit edhe brenda PS

Pas shkarkimit si ministre, si u dobësuan pozitat e Elisa Spiropalit edhe

Lëvizjet e fundit në Partinë Socialiste duket se kanë thelluar më tej dobësimin e pozicitave të Elisa Spiropalit brenda mazhorancës.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, kryesocialisti Edi Rama ndërmori një riorganizim të drejtuesve politikë në 6 qarqe, duke larguar disa figura të njohura, mes tyre edhe Spiropalin nga drejtimi i Tiranës, qarku më i madh dhe më i rëndësishëm elektoral në vend.

Drejtimi i këtij qarku i është besuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke konfirmuar forcimin e rolit të tij në strukturat drejtuese të partisë. Balla do të vijojë paralelisht edhe detyrat e tjera, si koordinatori për diasporën dhe angazhimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, së bashku me Erion Braçen dhe Fatmir Xhafajn.

Ndërkohë, për Elisa Spiropalin, ky vendim vjen pas largimit të saj nga posti i ministres së Jashtme, duke reflektuar një tkurrje të dukshme të ndikimit të saj politik.

Ajo nuk do të ketë më në drejtim asnjë qark, por do të jetë pjesë e drejtimit të njësisë nr. 13 në Tiranë, së bashku me Anila Denajn.

 Kujtojmë se Spiropali nuk mori pjesë as në votimin e fundit në Kuvend për rrëzimin e kërkesës së SPAK ndaj Belinda Ballukut, një mungesë që shton pikëpyetjet mbi rolin dhe pozicionimin e saj aktual në mazhorancë.

 

Të fundit