Flash News

KRYESORE

PD kundërshton, Kuvendi e bën fakt të kryer: Nga nesër komisionet parlamentare rikthehen online

PD kundërshton, Kuvendi e bën fakt të kryer: Nga nesër
Foto ilustruese


Nesër (28 shtator) pritet të rinisë puna për mbledhjet e komisioneve parlamentare, pas fillimit të sesionit të ri parlamentar dhe plotësimin e anëtarëve nga përfaqësuesit e partive politike.

Ashtu siç u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve javës së shkuar, Komisionet Parlamentare do të mblidhen online, pavarësisht se nisma u kundërshtua nga grupi parlamentar i PD-së me argumentin se kjo do të dëmtonte transparencën.

PD kundërshton, Kuvendi e bën fakt të kryer: Nga nesër

Sipas PD-së, Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh normalisht, ashtu siç u mblodh edhe qeveria.

Qeveria u mblodh fizikisht. Pse do të duhet që komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi, fizikisht, dhe jo në mbledhje qesharake,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Kujtojmë po ashtu se të shtunën Partia Demokratike ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve për zhvillimin e komisioneve parlamentare online për shkak të masave anti-covid.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu me Grupin Parlamentar, pasi mazhoranca vendosi që këto komisione të zhvilloheshin online.

PD ka dalë me vendimin se deputetët demokratë do të jenë fizikisht në salla. Sipas demokratëve, PS synon t’i shmanget përballjes me opozitën, ndërsa sipas tyre vendimi i mazhorancës bie ndesh me rregulloren e Kuvendit.

Më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria është në kushte pandemie dhe se asnjë deputet që nuk ka bërë vaksinën nuk duhet të futet në Kuvend. Në kushte të tilla mbetet për t’u parë si do të procedohet nga dita e nesërme me mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe paralajmërimeve të opozitës për t’i bojkotuara nëse zhvillohen online.

Të fundit