Flash News

KRYESORE

PD zgjedh nesër kreun e ri/ Elezi garon përballë Berishës, qendrat ku do votojnë demokratët

PD zgjedh nesër kreun e ri/ Elezi garon përballë Berishës,

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë. Dy kandidatët e vetëm në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Votimi do të nisë në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në orën 18:00 të pasdites. Nëse ka ende qytetarë të cilët paraqiten pranë qendrave të votimit edhe pas orës 18:00, do të zgjatet orari zyrtar për përfundimin e procesit.

Janë 108 qendra në të cilat qytetarët do të drejtohen për të votuar kreun e ri të PD, mes Berishës dhe Elezit.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kujtojmë se kandidaturën për kreun e ri të PD me deklaruan edhe Edvin Kulluri, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj të cilët u tërhoqën nga gara.

PD zgjedh nesër kreun e ri/ Elezi garon përballë Berishës, PD zgjedh nesër kreun e ri/ Elezi garon përballë Berishës, PD zgjedh nesër kreun e ri/ Elezi garon përballë Berishës, 

Të fundit