Flash News

KRYESORE

Pedagogët paralajmërojnë bojkot total, Rama i prerë: Ka përfunduar koha kur pagat rriteshin se donte sindikata

Pedagogët paralajmërojnë bojkot total, Rama i prerë: Ka

Sot ishte dita e dytë e bojkotit të mësimit në univeristete. Pedagogët u mblodhën për të bërë me dije se nëse nuk ka reagim pozitiv nga qeveria, ata do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre me bojkot total të mësimit.

Pedagogët kanë vendosur që të protestojnë çdo ditë në orën 10:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se kanë edhe mbështetjen e studentëve.

“Protesta e pedagogëve do të vijojë me bojkot mësimor gjatë gjithë ditës dhe mbledhja në orën 10:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Një thirrje të veçantë i bëjmë ndërgjegjes së kolegëve që nuk janë bashkuar me ne. Universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona me pedagogët më të keqpaguar, pa fonde për kërkim shkencor?

Atëherë studentëve i mbetet të ikin nga vendi. Mora vesh që Rama po merret me rankimin e universiteteve. Rankimet pa investim i bën kot se të gjitha universitetet janë cop-cop. Me gjendjen e mjerueshme të pedagogëve është e kotë edhe rankimi për pedagogët. Nuk ka rankim me 0,7 % të buxhetit të shtetit për universitetet. Ta kthejnë kokën nga universiteti dhe të investojnë për universitetin”, u shpreh Kovaçi.

Ndërsa nga kryeministri Edi Rama nuk erdhën sinjale pozitive. Në takimin me rektorët e universiteteve, ai tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë sindikatat i ka ardhur fundit. Gjithashtu shtoi se universiteti duhet të jetë aktor në treg dhe të thithë fonde.

“Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu, të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët.

Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbaruar. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

Të fundit