Flash News

KRYESORE

Për Ballukun s’ka burg, por protestuesin e prangosi për një fjalë goje: “Merre i çik atë…”

Për Ballukun s’ka burg, por protestuesin e prangosi për një

Dje kryeministri Edi Rama foli për zbatimin e ligjit kur u pyet për rrëzimin e kërkesës së SPAK sa i takon autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në debat me gazetarët, Rama theksoi se në Shqipëri askush nuk shkon në burg për diçka që nuk parashikohet në Kodin Penal.

Sipas tij, nuk ka hyrë kurrë në burg një person vetëm pse nuk ka paguar energjinë elektrike, duke theksuar se burgimi ndodh vetëm kur ka shkelje të parashikuara qartë në Kodin Penal.

Po ashtu, kryeministri theksoi se edhe ndërtimi pa leje është një vepër penale e parashikuar në Kodin Penal dhe mund të ndëshkohet deri me heqje lirie, duke argumentuar se bëhet fjalë për një shkelje të kapshme në flagrancë.

“Në Shqipëri nuk ka hyrë kurrë në burg një person pse nuk ka paguar dritat. Në burg nuk shkon për diçka që nuk shkruhet në Kodin Penal, nuk ka Kodi Penal normë ku të thuhet mospagesa e dritave të çon në burg. Nuk ka ndodhur. Kanë hyrë në burg persona që kanë vjedhur dritat. Mospagesat kanë çuar në prerjen e dritave që nuk priteshin kurrë më parë. Por jo burg. Ndërtimi pa leje është i sanksionuar në Kodin Penal dhe është një vepër penale që ndëshkohet sipas shkallëve, por edhe me heqjen e lirisë, patjetër. Është vepër në flagrancë, është fizikisht e kapshme, e prekshme, nuk është diçka që e thotë një televizor apo një tjetër që është ose nuk është”, tha Rama dje në konferencën me gazetarët.

Por vetëm pak javë më parë një qytetar u arrestua pas një incidenti verbal gjatë një takimi publik.

Gjatë një takimi me banorët e prekur nga projekti Tirana Integrated Development (TID), një qytetar iu drejtua kryeministrit me fjalët “Shko se po të pret Gysi”, çka solli reagimin e Ramës dhe ndërhyrjen e policisë, e cila e shoqëroi dhe më pas e arrestoi protestuesin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Si duket, teksa qeveria thekson se çdo veprim bazohet në dispozitat e Kodit Penal, e kundërta zbatohet kur bëhet fjalë për trajtimin e qytetarëve të zakonshëm krahasuar me zyrtarët e lartë të përfshirë në polemika apo hetime.

Në këtë klimë, çdo incident i tillë ushqen më tej diskutimin se nuk kar barazi para ligjit  për të gjithë. /S.Gj

Të fundit