Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Evis Nasto
Gjej kohën për të shkruar disa rradhë për znj.Spiropali, ‘ministren pavulë’ të kryeministrit Edi Rama, sikurse ajo ka dëshirë të quhet tanimë, pasi provoi peshën e rëndë të vulës së doganave. Kjo jo për faktin se ajo prej mëse 2 vitesh ka veshur petkun e “Zonjës Propaganda” të qeverisë socialiste, por sepse prej saj ruaj ende një kujtim të mirë, nga koha kur mbante veshur një petk më të përulur. Atë të pedagoges, që sigurisht është më pak shkëlqyes se ai i pushtetit, por më njerëzor dhe më i vërtetë, sesa tualeti i trashë që vesh sot para kamerave, prapa të cilit besoj se ruan ende cipën e hollë të lëkurës, që i del në pah sa herë që kryetari i saj e kritikon publikisht siç ndodhi në punimet e Ansamblesë Kombëtare të PS, në prill të 2018-ës.
Në vitin 2006, znj. Spiropali, ishte vetëm 24 vjeç, më e reja asokohe nga stafi pedagogjik, kur mori përsipër të jeptë lëndën “Shkrim Akademik dhe Mendim Kritik”. Të qenurit e re dhe pa një prezencë të mirëfilltë fizike, e vinte dhe më në qendër të batutave të studentëve që përdornin lapsuset e saj, për t’i vënë pseudonime, sikurse ishte edhe “Zysh Maçaçuçes”, një referencë për Massachusetts në SHBA, aty ku Elisa na pati thënë gjatë një prezantimi të rrëmbyer nga emocionet, se kishte përfunduar studimet e larta.
E reja Spiropali kishte një zell të madh për të bërë tërheqëse orën e saj, ruante një qasje interaktive me studentët, dhe i nxiste ata drejt mendimit kritik. Për të ruajtur origjinalitetin dhe ne respekt të të drejtës së autorit, Zysh Elisa madje kontrollonte punimet studentore edhe për plagjaturë. “Duhet të keni mendimet tuaja” – këmbëngulte ajo, duke na kujtuar se citimi është vetëm një përforcues i mendimit tonë individual. Por koha do të tregonte se në politikë vetëm vend për bindjet e saj individuale nuk kishte, nëse do të donte të qëndronte aktive në lojën e pushtetit.
Pas auditorit, zysh Elisën e pashë sërish nëpër ekrane të aktivizuar me shoqërinë civile, teksa angazhimi i saj i mëvonshën me Partinë Socialiste, ishte motivi që pas 4 vitesh, në 2010-ën, vendosa ta ftoja për ta intervistuar në studion e emisionit tim të mëngjesit mbi zgjedhjet në Forumin Rinor Euro-Socialist të Shqipërisë (FRESH). Jasht kornizave që imponon kamera, të ulura ballë për ballë në një bar-kafe, Elisa shfaqi para meje një skepticizëm të përmbajtur për rrugëtimin që kishte ndërmarrë në politikë. Zgjedhjet e atij viti për FRESH, në të cilën ajo ishte bashkëngjitur prej 2009-ës, nxorrën në pah dhe një përplasje të dukshme me Erion Veliajn, me të cilin partia e ka vendosur aktualisht znj.Spiropali që të bashkëpunojë në garën elektorale për Tiranën në 25 Prill 2021. Në arkivën e mediave televizive gjenden ende pamjet e revoltës së shprehur të Elisës e cila pas atyre zgjedhjeve brenda strukturave rinore të PS nuk i rezistoi dot dëshirës për t’u larguar, duke mos i shtrënguar as dorën Erion Veliajt, njësoj sikurse largohej në shpërthim e sipër nga auditoret e universitetit, sa herë që bezdisej nga ndonjë sjellje studentore e papërshtatshme.
Pas 10 vitesh, u gjendëm përballë njëra-tjetrës sërish. Këtë herë në një studio tjetër televizive, jo si e ftuara ime, por të dyja si të ftuara të dikujt tjetër, në karrige jo fort të rehatshme. Sigurisht që në këtë dekadë shumëçka kishte ndryshuar në portretin e saj të plotësuar nga disa qeskëza poshtë syve. Përpara meje qëndronte një tjetër Elisa, me një prezencë fizike më të mbushur dhe një qendrim që emëtonte më shumë megalomani, sesa vetëbesim.
Më kishte ndodhur ta dëgjoja më herët në debate televizive duke nxjerrë nga goja e saj togfjalësha jo fort të denjë për një zonjë si “njerëzit si ty i ha për mëngjes”, por e kisha përligjur si kundërpërgjigjie ndaj retorikës politike të çastit.
Më kishte ndodhur ta dëgjoja znj. Spiropali t’i hakërreshe në parlament një deputeteje të opozitës së re parlamentare, por e kisha motivuar si agresivitet të imponuar nga pesha e pushtetit.
Më kishte ndodhur ta dëgjoja, nëpër tubime elektorale me regji, të thurte krahasime hiperbolike mes kryetarit të saj Edi Rama dhe heroit tonë kombëtar, por e kisha justifikuar me servilizmin e zakonshëm që duhet bërë kur vihesh në rresht nga kryetari i një partie politike, dhe synon të bësh karrierë, duke u afrimuar në atë që përflitet në media se është sot znj.Spiropali; njeriu i dytë më i fuqishëm në qeveri!
Por nuk do ta kisha besuar kurrësesi se do të dëgjoja Elisën përballë meje, tashmë znj.Spiropali, në një artikulim agresiv dhe të papërmbajtur kundrejt një ish studentes së saj, të cilës pasi i mësoi 15 vite më parë mendimin kritik konstruktiv, tanimë me atributin e të vërtetës së padiskutueshme që buron nga lartësia e pushtetit, ish pedagogia nuk i pranon jo vetëm kritikën, por i mbyt çdo pyetje, me një batare fjalësh propagandistike, duke tentuar që të më imponojë të shtirem sikur e besoj, ose të hesht. Nëse shtirja çon drejt hipokrizisë dhe heshtja drejt miratimit të tërthortë, atëherë nuk mundet kurrësesi të zgjidhja asnjë prej tyre.
Ndaj zgjodha të shkruaj, për t’i qëndruar besnik asaj çka më kanë mësuar dhe që tani më duhet t’i sugjeroj dashamirësisht znj.Spiropali që t’i rihapë edhe njëherë ato leksionet e saj dhe të fillojë të lexojë sepse ka harruar parimin aksiomatik të J.F. Kenedit që i pëlqente aq herë ta citonte nëpër auditore: “Injorimi që i bëhet qoftë edhe një vote në demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve”. Nuk duhet harruar se politika është arti i shërbimit dhe si i tillë kërkon më shumë përulësi, veçanërisht ndaj atyre njerëzve që ende e vlerësojnë znj.Spiropali për atë çka ka qenë dikur…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38