Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Kume zbërthen në Politiko vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe efektet e saj

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, debati institucional ka marrë një kthesë të re.
Në një intervistë për Politiko.al, eksperti dhe ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, analizon pasojat juridike dhe institucionale të këtij vendimi, duke e cilësuar si një “lexim normal të ligjit” dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën si është trajtuar procesi nga institucionet përkatëse.
Sipas tij, pezullimi i dekretit ka ndalur çdo veprim të KQZ për Tiranën, ndërsa afatet zgjedhore janë tashmë të pamundura për t’u respektuar.
Kume flet edhe për rolin e Presidentit, legjitimitetin e Veliajt si kryebashkiak dhe rreziqet që ky precedent mund të sjellë për të ardhmen e proceseve zgjedhore në vend.
Intervistoi: Suela Gjidede
Si e shikoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet e Tiranës?
Kur më është kërkuar mendim në lidhje me procedurat që janë bërë dhe vendimet që janë marrë për mandatin e Kryetarit e bashkisë së Tiranës, jam shprehur se, masa e marrë ndaj z. Veliaj, e cila ka shkaktuar pamundesinë për paraqitjen e tij në detyrë për një periudhë më shumë se tre muaj e ka ekspozuar mandatin e tij ndaj veprimit të ligjit “Per vetëqeverisjen vendore”, neni 62, pika c që përcakton se , në një rast të tillë, Këshilli bashkiak ka të drejtën dhe detyrën për të
marrë vendim në tv cilin të propozojë ndërprejen e mandatit të kryetarit të bashkisë.
Ky vendim i Këshillit bashkiak i dërgohet Këshillit të Ministrave, i cili merr vendimin për pranimin ose jo të tij. Në rast se Këshilli i Ministrave vendos në pajtim me propozimin e bërë nga Këshilli bashkiak , në bashkinë e Tiranës krijohet vakanca, për plotësimin e të cilës, në këtë bashki duhet të bëhen zgjedhje për kryetarin e saj.
Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhje të pjesshme nuk bëhen vetëm nëse vakanca krijohet në një kohë që është gjashtë muaj afër ditës së zgjedhjeve normale, të radhës.
Si dihet Këshilli i Ministrave e njoftoi Presidenti i Republikës për vakancën e krijuar.
Në këto kushte Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve për këtë bashki, së bashku me pesë bashkitë e tjera. Për mendim tim, ndërsa per bashkitë e tjera situatat ishte fare e qartë , për bashkinë e Tiranës situata nuk është e njejtë. Vakanca në këtë bashki u krijua me një vendim të Këshilit të Ministrave, i marrë duke ju refruar neni 100 të Kushtetutes dhe vendimit të Keshillit bashkiak.
Ndërkohë, në Kushtetutë përcaktohet se për vendim që Këshilli i Ministrave mund të marrë për ndërprerjen e mandatit te zgjedhur vendor duhet t`i referohet nenit 115 te Kushtetutes.
Sipas këtij neni vendimi i Këshillit te Ministarave nuk vepron automatikisht sepse , po kjo dispozitë i njeh te drejten te interesuar që të aknimohet, brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Në rast ankimi , vendimi për vakancës dhe plotësimin e saj bëhet vetëm pasi ceshtja gjykohet dhe për të vendos Gjykata Kushtetuese.
Me referencën tek neni 100 i Kushtetutes që Këshilli i Ministrave bën në vendimin e tij , e anashkalon këtë cfare parashikon
në lidhje me ankimin nenin 115 dhe e bën të ekzekutueshëm dhe të nevojshme për t`u plotësuar vakancën e krijuar. Këtë bëri edhe Presidenti i Republikes- dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhje për kryetarin e bashkisë edhe në bashkinë Tiranë, pasi kontrrolloi se ndaj vendimit të Këshillit të Minsitrave nuk kishte ankimin në Gjykatën Administrative të Apelit.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese kishte publikuar vendimin e saj për pranimin e ankesë se z. Veliaj kundër vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, date 25.09.2025. Presideni nuk e konsideroi këtë njoftim , me sa duke sepse për të referenca e Këshillit të Ministrave tek neni 100 i Kushtetutës ishte ligjërisht e justifikuar dhe ankimi për këtë vendim, mund të bëhej vetëm në Gjykatën Administrative të Apeli.
Çfarë pasoje ka ky vendim për afatet dhe organizimin e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet?
Pasoja direkte bie mbi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i cili nuk mund të bëjë asnjë veprim që mund të ketë lidhje me zgjedhjet për kreun e bashkisë Tiranë.
Ai vazhdon punën për përgatitjet e zgjedhjeve për 5 bashkive të tjera. Për Tiranën nuk ka zgjedhje ne 9 nentor.
Në aspektin juridik, Veliaj ka kundërshtuar shkarkimin dhe dekretin për zgjedhjet. A mendoni se gjykata kushtetuese po e njeh legjitimitetin e tij si kryebashkiak deri një vendim përfundimtar të saj?
Nuk është në targetin e Gjykata Kushtetuese që, nëpërmjet vendimit që merr , të njohë apo jo mandatin e z. Veliaj. Veliaj është edhe sot kryetar i bashkisë së Tiranës me mandat të fituar, për sa kohë që për vendimin e Këshillit të Ministrave ka ankim në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo Gjykatë e ka pranuar dhe ka filluar punën për gjykimin e tij.
Vedimi i Gjykatës për pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjeseshme për bashkinë e Tiranës, këtë thotë. Nëse i
referohemi arsyetimit të Gjykatës, nëse shprehet se vendimi për pezullimin u mor për të parandaluar krijimin e situatave , në lidhje me mandatit e Z. Veliaj , që nëse ndodhin nuk mund të prapësohen.
Ky vendim pezullimi është si te thuash një lloj “sigurim padie” si shpesh kërkohet dhe vendoset në proceset gjyqësore që kryhen nëpër gjykatat e shkallës së parë.
Se cfarë do te ndodhë me mandatin e Z. Veliaj do presim se vendimin e Gjykatës Kushtetuese për padinë e bërë nga Z. Veliaj për vendimin e Këshillit të Ministrave që i ka ndërprerë mandatin.
Vendimi për pezullimin e dekretit të Presidentit është vetëm në mbeshtetje të trajtimit të ceshtjes që lidhet me këtë padi.
Si i gjykoni aktet e presidentit Begaj për këtë rast?
Ne sa thashë me sipër është edhe përgjigja për këtë pyetje. Përpara se te dekretonte datën për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Presidenti i Republikës do të duhej te analizonte faktin nëse ishte krijuar vakanca në këtë bashki sipas dhe në përputhje me kërkesat e Kushtetutës, në rastin kur kjo vakancë krijohet me Vendim të Keshillit te Ministrave.
Në planin kushtetues, çfarë rreziku apo precedent mund të krijojë një vendim i tillë për proceset e ardhshme zgjedhore në Shqipëri?
Efekti kryesor që mund dhe duhet të prodhoj kjo situata, trajtimi dhe zgjidhja që do t`i jepet, për mendimin tim duhet të jetë mirërregullimi ligjor i raporteve midis pushetit qëndror dhe pushtetit vendor.
Qeverisja e vendit tonë ka në themel të saj funskionimin e dy pushteteve , qëndror e vendor. I pari, qeveria,zgjidhet dhe zgjedhurit e popullit, Kuvendi i Shqipërisë.
I dyti zgjidhet direkt nga populli. Të dy kanë fushat e veprimi te tyre, të cilat kanë edhe prerje, që janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit në teresinë tij por, secili ka edhe pavarësinë në veprim dhe në vendim nga tjetri. Ngrehina legjislative sipas të cilës dhe në zbatim të të cilës funksionojnë këto dy pushtet është e nevojshme që të përmiresohet në mënyrë të
vazhdueshme .
Ky proces dhe vendimi që pritet i Gjykatës Kushtetuse, për mendin tim , më shumë se sa do t`i jap zgjidhje mandatit te z. Veliaj dhe vetëqeverisjes vendore në bashkinë e Tiranës, pres të sjell produkte në sherbim të mirë rregullimit të raportve ndëvepruese midis këtyre dy pushteve në vendin tonë./ Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38