Flash News

E-TJERA

"Alla shqiptarçe"/ Policia e Tiranës në mes të shiut me radio të futura në qese plastike

"Alla shqiptarçe"/ Policia e Tiranës në mes të

Në një ditë me reshje intensive, një situatë e pazakontë është regjistruar pranë zonës së njohur si “Fabrika e Miellit” në Tiranë.

 Në pamjet e siguruara nga Politiko.al, policët e kryeqytetit shihen duke patrulluar dhe kryer detyrën me radiomarrës të mbuluar me qese plastike për t’i mbrojtur nga uji.

"Alla shqiptarçe"/ Policia e Tiranës në mes të

Pamja tregon qartë se punonjësit e Policisë së Tiranës nuk janë pajisur me mjetet e duhura për të përballuar kushte të tilla atmosferike.

 Reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të domosdoshme mbrojtjen e pajisjeve të komunikimit, të cilat janë esenciale për çdo operacion policor apo koordinim, por mbështjellja e tyre me qese plastike nënvizon mungesën e mjeteve standarde të sigurisë dhe mbrojtjes.

"Alla shqiptarçe"/ Policia e Tiranës në mes të

Mungesa e pajisjeve rezistente ndaj shiut, si radio të mbrojtura, rihap debatin për investimet dhe mbështetjen që u jepet efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët shpesh operojnë në kushte të vështira, por duket se jo gjithmonë me pajisjet e nevojshme.

Të fundit