Flash News

KRYESORE

Policia refuzoi kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetorit, por BE ka tjetër qëndrim: Të respektohen liritë e qytetarëve

Policia refuzoi kërkesën e PD për protestën e 6 dhjetorit,

Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë mbërrijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE.

Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Megjitatë, BE ka tjetër qasje.

Protesta e opozitës është cilësuar nga Bashkimi Europian si ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Një ditë më parë, A2 CNN pyeti Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë mbi zhvillimin njëkohësisht në 6 dhjetor të këtyre dy aktiviteteve, përfaqësuesit e Brukselit shpjeguan se presin garantimin e sigurisë së samitit nga autoritetet shqiptare, duke respektuar njëkohësisht protestën e opozitës.

Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në.

Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, thuhet në përgjigjen e  Delegacionit të Bashkimit Europian.

Mazhoranca socialiste ka akuzuar opozitën se me këtë protestë po cenon interesat e vendit dhe sigurinë e samitit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shkelur edhe zakonet shqiptare të mikpritjes.

Ndërsa opozita ka garantuar se protesta do të jetë paqësore, me fokus kundër qeverisë, jo miqve europianë.

 

 

 

Të fundit