Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politika serbe 2021: Peng e zgjedhjeve të kaluara dhe skllave e atyre që do të mbahen vitin e ardhshëm
Shënim i Politiko*
Në të hyrë të vitit të ri 2021, pak më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Serbia ballafaqohet me një polarizim të thellë ekonomik dhe social brenda vendit, ndërkohë që pushteti aktual lufton për të shkuar përpara në negociatat e integrimit europian dhe atyre për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Përgjatë vitit të ri 2021, në një farë mënyre qeveria do të jetë e shtrënguar të paguajë haraçin e gabimeve të kryera gjatë vitit të kaluar dhe situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Rrjedhojë e zgjedhjeve të qershorit 2020 do të ishte krijimi i një parlamenti pa opozitë, edhe pse me një ligj të posaçëm të miratur në çastet e fundit u ul ndjeshëm pragu zgjedhor, çka nxiti një sërë lëvizjesh e partish të vogla, më së shumti radikale të ekstremit të djathtë të hyjnë në zgjedhje, por pa ndonjë rezultat. Situata e krijuar, por veçanërisht deklarata e papritur e Vuçiçit për zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2022, e ka nxitur BE-në dhe, veçanërisht Parlamentin Europian, që të rrisë presionin mbi qeverinë që të fillojë sa më parë dialogun me opozitën për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje në zgjedhje. Duhet theksuar se kjo e fundit është e ndarë dhe e përçarë edhe më keq se më parë, në disa grupime, pro dhe kundër BE e NATO. E vetmja pikë ku puqen grupimet opozitare është çështja e Kosovës: në unison kundër pavarësisë së saj dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Nisur nga ky këndvështrim rreth çështjes së Kosovës, qeveria dhe presidenti Vuçiç paradoksalisht janë më të avancuar se krejt grupimet opozitare, brenda e jashtë parlamentit.
Sipas politologut Vujo Iliç: “Qeveria bëri tre gabime madhore në vitin 2020, gabime që do ta ndjekin pas edhe më 2021: kreu shpenzime të ekzagjeruara përgjatë valës së parë të pandemisë, i ktheu shpinën BE-së (deklaratat për Kinën e Rusinë dhe kundër BE-së) dhe kaloi cakun me zgjedhjet. Përgjatë 2020-s Serbia nuk hapi as edhe një artikull të ri negociatash me BE-në, çka konsiderohet një zbythje e fortë nga proceset integruese të vendit.
Ivan Sekuloviç, ekspert për çështjet sociale i Qendrës për Demokraci shprehet: “Regjimi në pushtet ka shterruar pothuajse të gjitha burimet, kështu që grupimet sociale jashtë rrethit klientelist të SNS-së ndihen të rrezikuara. Për shkak të pandemisë, por jo vetëm, sidomos mungesës së programeve adekuate sociale të shtetit një pjesë e mirë e shoqërisë po e sheh pisk”.
Sipas një këndvështrimi që përbashkon optikat e një numri njohësish dhe analistësh të situatës në Serbi, fitorja dërrmuese e SNS-së në zgjedhjet e vitit të kaluar i thelloi edhe më fort ndarjet e dallimet në shoqëri dhe në klasën politike. Mungesa e një opozite reale në parlament mbylli çdo shteg për shkarkimin e pakënaqësive sociale: mungesë vendesh pune, pagat e ulta, korrupsioni dhe një mal sëmundjesh prej të cilave vuan shoqëria. Rrudhja e ndjeshme e lirisë e medias vazhdon të mbetet në krye të listës së problemeve të spikatura jo vetëm nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile, por edhe nga ndërkombëtarët. Një tjetër problem brenda problemit janë sulmet e vazhdueshme dhe shpesh me pasoja kundër gazetarëve, veçanërisht atyre investigativë, të cilët, ashtu si OJQ-të, shpesh e shohin veten nën zjarrin e qeverisë ose të aktorëve të tjerë të koalicionit në pushtet.
BE-ja, me hir ose me pahir, është bërë pjesë e sherrit të brendshëm politik në Serbi, duke qenë se dy rivalët e mëdhenj, maxhoranca dhe opozita nuk pajtohen lidhur me asnjë çështje, si dhe hapat që duhen hedhur për zgjedhje të lira e të ndershme në vitin 2022. Sfida është më e madhe se kaq po të kemi parasysh që bëhet fjalë për zgjedhje të trefishta: presidenciale, parlamentare dhe ato për bashkinë e Beogradit. Parlamenti Europian, përmes dy të dërguarve të vet, Vladimir Bilçik dhe Tanja Fajon, u përpoq të ndërmjetësonte për zgjedhjet e vitit 2020, por çdo përpjekje dështoi. Aktualisht duket sikur të gjitha palët, gjithsekush për arsyet e veta, nuk dëshirojnë të përsëritet e kaluara, po për shumëkënd është e paqartë se çfarë ka ndër mend t’i tolerojë e njoh opozitës SNS-ja në pushtet dhe, më konkretisht, presidenti Vuçiç. Duke e njohur mirë këtë gjendje pat-i, kohët e fundit kanë qenë jo të paktë zërat që u shfaqën në publik dhe i kërkuan presidentit serb të heq dorë nga kreu i Partisë – një premtim që ai e ka përsëritur disa herë, po, për arsye që i njeh vetëm ai, nuk e ka mbajtur asnjëherë – dhe të ndërmjetësojë e negociojë një marrëveshje midis palëve, maxhorancës dhe opozitës, duke marrë pozitën e personit kushtetues që ngrihet mbi palët.
Ratislav Diniç, komentues i portalit opozitar Pescanik.net thotë: “Negociatat duhet të bëhen publike dhe të mos zhvillohen pas dyerve të mbyllura, duke qenë se kjo është e vetmja mënyrë për ta shtrënguar qeverinë të respektojë marrëveshjet e arritura”. Sipas tij e vetmja gjë që mund të konsiderohet pozitive pas bojkotit të zgjedhjeve është presioni në rritje ndaj qeverisë për të shfaqur gatishmëri dhe bërë koncesione.
Politilogu Iliç është i mendimit se: “Polarizimi që ka karakterizuar politikën serbe në gjithë këto vite do të vijë duke u intensifikuar, duke qenë se nuk ka mekanizma për të ulur tensionet, të cilat mbërritën kulmin me trazirat e korrikut në Beograd”, duke iu referuar përplasjeve të ashpra midis demonstruesve dhe policisë pas deklaratës së presidentit për masa të ashpra në kuadër të luftës kundër COVID-19, pak ditë mbasi vendi qe hapur për zgjedhjet e përgjithshme.
Parashikimi i tij për ecurinë e dialogut dhe negociatave midis palëve është: “Disa prej partive të opozitës ka të ngjarë të angazhohen më tej në një tjetër raund dialogu rreth kushteve për të hyrë në zgjedhje, por më e mira që mund të shpresojnë se do të përfitojnë kanë për të qenë disa koncesione pa peshë, të cilat ata do t’i përdorin si alibi për t’i dhënë fund strategjisë së bojkotit dhe për të hyrë në zgjedhjet e vitit 2022”.
Me një president të ri në SHBA dhe një administratë të re në ëashington është krijuar përshtypja se SHBA dhe BE do të flasin përsëri me një zë për çështjen e Kosovës, çka nënkupton edhe faktin se BE-së do t’i rinjihet roli drejtues i negociatave midis Beogradit e Prishtinës për arritjen e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme për palët”, siç janë shprehur në mënyrë të përsëritur si i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Lajçak ashtu edhe shefi i diplomacisë europiane Borrell.
Sipas vëzhguesve dhe analistëve gjasat që Vuçiç të bëje ndonjë koncesion në kuadër të dialogut dhe, veçanërisht, drejt të njohjes së Kosovës ose pranisë së saj në organizatat ndërkombëtare, janë inekzistuese, po të kemi parasysh faktin se ai ka nisur të përgatitet për zgjedhjet e trefishta të vitit të ardhshëm. Për këtë gjë mjafton t’i referohemi një deklarate të kohëve të fundit në një prej kanaleve pro pushtetit aktual TV Prva: “Për sa kohë që unë do të jem president (formalisht deri në në prill të vitit 2022) Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën. Më pas është populli që do të vendosë”. Për analistët serbë politika për Kosovën është zhvendosur nga institucionet shtetërore në duart e një njeriu të vetëm (lexo: Vuçiç), i cili, në emër të një vendi (lexo: Serbisë) merr vendime dhe nënshkruan marrëveshje (Brukseli, ëashingtoni). Sipas tyre vetëm atëherë kur negociatat do të bëhen publike ka një sens logjik për të diskutuar publikisht rreth tyre, edhe pse, duket qartë se kjo gjë është jashtë çdo diskutimi.
Qeveria serbe ngjan të ketë marrë zemër nga gjendja aktuale e ekonomisë, e cila ka njohur një kontraksion të moderuar prej 1.8 përqind gjatë vitit të kaluar, falë edhe faktit, siç shprehen ekspertët, se sektorët e goditur më keq nga pandemia për shkak të mbylljes ishin turizmi dhe shërbimet, më pak të zhvilluarit në vend. Sipas parashikimit të Komisionit Europian pritet që rritja ekonomike të shkojë në 4.8 përqind. Ekonomisti Gjorgje Gjukiç, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Beogradit, shprehet se në frontin makroekonomik Serbia duket se do të përfitojë nga ajo që ai e quan “rrethana të favorshme ndërkombëtare” dhe që, gjithnjë sipas tij, lidhet me shpenzimet në rritje të eurozonës dhe kryesisht të ekonomisë gjermane, e cila do të rezultojë në një rritje të mbarë Europës. Pritshmëria e dobësimit të dollarit në tregun europian është një gjë e mirë për Serbinë, thotë Gjukiç, ngase vendi ka një borxh të madh në dollarë amerikanë. Autoritetet monetare të SHBA nuk do të lejojnë që barra e borxheve në të ardhmen të pësojë rritje, kështu që vendet që kanë marrë borxhe në dollar do të përfitojnë nga kjo gjë, për rrjedhojë mes tyre edhe Serbia.
Por sipas NALED një think tank beogradas “Nën sipërfaqe humbja e vendeve të punës, rritja e varfërisë dhe nivelet e larta të pabarazisë sociale në Europë e bëjnë Serbinë një minë me sahat. Rreth 200.000 njerëz ose tetë përqind e krahut të punës humbën vendet e punës gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit në gjysmën e parë të vitit 2020. Sipas të njëjtit burim: “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të pësojnë kolaps. Njerëzit do të humbasin punën ose do të paguhen gjithnjë e më keq në kushte gjithnjë e më të vështira pune. Duke mos marrë masa për të kompensuar humbjen dhe rënien e të ardhurave, kjo gjë do të bëjë që në vitin 2021 pabarazia sociale të shpërthejë”.
Situatën për vitin 2021, në këndvështrimin e NALED, do ta bëj edhe më të vështirë rritja e taksave nga ana e qeverisë për të mbushur vrimat në buxhet. Realisht kjo gjë ndodhi ditët e para të janarit kur qeveria bëri të ditur vendosjen e taksës për freelance-t dhe operatorët e këtij sektori, çka shpuri në protesta. Situata e krijuar e shtrëngoi kryeministren Brnabiç të ulet në tryezën e negociatave, të cilat, të paktën deri tani, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38