Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politikanët në rritje dhe ata në rënie gjatë 2024-ës. Politiko rendit emra nga mazhoranca dhe opozita

Politiko.al ka renditur pesë politikanët që 2024 u solli ulje në karrierë dhe pesë të tjerë që njohën rritje këtë vit.
Politikanët në rënie
ERION VELIAJ
Kryebashkiaku i Tiranës ishte në shenjëstër të denoncimeve nga opozita dhe së fundmi, edhe nga drejtësia. Veliaj është lidhur ngushtë me aferën e inceneratorëve për të cilën është denoncuar vazhdimisht nga opozita. Kryebashkiaku u denoncua nga ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi, si pronari faktit i inceneratorit.
Po ashtu, emri i Veliajt është lakuar në dosjen “5D” që çoi në pranga dy ish-drejtorët e Veliajt dhe 5 zyrtarë të tjerë. Redi Molla dhe Mariglen Qato të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
SPAK reagoi lidhur me hetimet ndaj Veliajt duke deklaruar se ka të dhëna konkrete se kryebashkiaku ka konsumuar 4 vepra penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.
LULZIM BASHA
Edhe pse nuk arriti dot kurrë të sillte PD-në në pushtet, Lulzim Basha vendosi të krijonte një parti të re për të vijuar ëndrrën për t’u bërë një kryeministër. Pasi gjykata I dha vulën dhe logon Berishës, Basha mbeti pa deputet pasi edhe më besnikët e braktisën.
Basha krijoi partinë IDEA, Iniciativa e Demokratëve Euroatlantikë. Edhe pse me pak mbështetës Basha duket se mban gjallë shpresën tashmë jo për të rrëzuar Ramën, por Berishën.
ILIR META/ MONIKA KRYEMADHI
Çifti u përfol gjatë 2024-ës pr një krizë mes tyre e cila u finalizua me një divorc. Kërkesën për ndarjen e njoftoi Meta pasi çifti i dha fund martesës 25-vjeçare. Meta akuzoi Kryemadhin për nepotizëm pasi vendosi ta përjashtojë nga Kryesia duke i lënë vetëm postin e deputetes.
Rënia e Metës arriti pikun kur u tërhoq forcërisht nga policia i akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ai është paraqitur më parë në dyert e SPAK për të diskutuar rreth dosjes CEZ-DIA dhe në vitin 2022 ka kallëzuar ish-deputetin Halit Valteri në këtë prokurori.
Ndaj Monika Kryemadhit, GJKKO i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kryemadhi po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.
ERVIN SALIANJI
Më 27 shtator Ervin Salianji u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Shtetit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg, në kuadër të hetimeve për dosjen “Babalja”.
Salianji u dënua për kallëzim të rremë, dënim që e paralajmëroi Rama teksa e sulmonte nga foltorja e Kuvendit. I dënuar politikisht, Salianji ka reaguar edhe pse nga qelia, duke u bërë thirrje qytetarëve vazhdimisht t’I bashkohen protestive të organizuara nga opozita.
Me vendimin e Apelit, Salianji do të mbetet jashtë politikës dhe funksioneve publike, për të paktën 5 vite të tjera pas përfundimit të dënimit, sipas afateve që parashikon Kodi Penal, pra ai nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e 2025 dhe 2029.
OGERTA MANASTIRLIU
Pas dështimit tek Shëndetësia, Ogerta Manastirliu do të sillte një tjetër dështim, kësaj here për arsimin. Mungesa e reformave dhe politikave i renditi fëmijët shqiptarët si “analfabetë” në raportin e PISA-s, me performancën më të ulët krijuese.
Përpos kësaj, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, i solli dështimin më të rëndë Manastirliut e cila teksa nga Kuvendi njoftohej vrasja e të miturit, ministrja qeshte me koleget socialiste.
Prindër, nxënës dhe qytetarë i kërkuan Manastirliut dorëheqjen nga posti i ministres, por bashkë me Ramën, Manastirliu njoftoi mbylljen e platformës TikTok si masë për të shmangur dhunën, bullizmin dhe sherret mes adoleshëntëve.
Politikanët në rritje
SALI BERISHA
Për 331 ditë, Sali Berisha e drejtoi betejën e opozitës kundër Ramës nga ballkoni i banesës, pasi u vendos në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Berisha, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, u dënuan nga SPAK. Kreu i demokratëve, edhe pse në arrest, i riktheu Partisë Demokratike vulën dhe logon e marrë nga Lulzim Basha.
Përgjatë një viti të izoluar, Berisha drejtoi protestat që kërkuan lirimin e tij si edhe betejat e opozitës dhe mosbindjen civile ndaj qeverisë Rama. Në nëntor të 2024, Saali Berisha u lirua nga arresti shtëpiak duke shënuar një tjetër fitore.
GAZMENT BARDHI
Pas bashkimit dhe unifikimit të PD, Gazment Bardxhi u emërua nënkryetar i Partisë Demokratike, në përputhje me statutin. Bardhi denoncoi një sërë aferash, siç ishte ajo e Portit të Durrësit apo laboratori i drogës në Xibrakë.
Demokrati denoncoi Olsi Ramën si i përfshirë në dosjen “Xibraka” duke sjellë me fakte e të dhëna se si vëllai i kryeministrit kishte udhëtuar në të njëjtin mjet me trafikantët.
Bardhi paditi në SPAK zv.kryeministren Belinda Balluku për parkun fotovoltaik që do të ndërtohet në degën e Zadejës. Bardhi denoncoi se me dijeni të Ballukut, energjia elektrike është shitur me humbje jashtë tregut të bursës.
FREDI BELERI
Në shtatrot të 2024, Fredi Bleri fitoi lirinë me kusht pasi u dënua për shitblerje votash, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Nga qelia, Beleri u drejtua në Strasburg ku Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.
BELIND KËLLIÇI
Kur kandidonte me koalicionin “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi denoncoi korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi denoncoi se drejtori i Inspektoriatin të Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D".
Provat dhe faktet demokrati i dorëzoi në SPAK dhe më pas me nisjen e hetimeve, drejtorët e Veliajt u arrestuan dhe u lanë në burg.
Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe Veliajn, duke deklaruar se është pronari faktit i incedneratorit të Tiranës dhe kreu i bandës “5D”.
ELISA SPIROPALI
Pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, Rama i dha postin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit. Nga posti i ministres së Shtetit për Parlamentin Spiropali kaloi si kryeparlamentare. Edhe pse nuk e priti me entuziazëm si post, Spiropali zuri vendin e Nikollës.
Nën drejtimin e saj, Kuvendi ka qenë i zhurmshëm dhe mes debatesh pas përlasjeve mes opozitës dhe mazhorancës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38