Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Portokallja e Hrushovit, që u tha me shurrë pele, dhe nishanet historike
nga Auron Tare
Diku nga viti ’95, duke u kthyer nga qyteti antik i Finiqit u ula për një kafe anës rrugës, te klubi i vetëm i fshatit. Fshati, më saktë një grumbull shtëpish të vogla dhe ca stalla cooperative, quhej Stiar. Llaf pas llafi me ata burra të ulur në klub, ku biseda ishte emigracioni në Greqi, me njërin prej tyre dolëm të njohur. Pasi folëm për kohët e shkuara dhe stërgjyshët e mij, plaku që kishte ardhur nga malet e Labërisë në kohën e kooperativës, më tregoi për vizitën e Hrushovit në Stiar. Nuk e besova. Thashë se tallen me mua tek ai klub plot tym duhani meqë po pyesja për ndodhi të zonës. Ç’donte njeriu më i fuqishëm i planetit në këtë humbëtirë? i thashë.
Nuk më beson?- më tha, hajde të tregoj edhe vendin ku mbolli portokallin Hrushovi.
U ngritëm dhe shkuam në një rrugë të mrekullueshme me ekualipte, ku nga të dyja krahët kishte portokalle që disa lopë të thara po ju hanin paqësisht fletët. Në ajër ndihej një braktisje totale, sikur ishe kthyer pas në kohët antike.
Ja- më tha- këtu ishte- duke më treguar me dorë një vend të zbrazët. Nuk shikoja asgjë. Ku është portokalli?, e pyeta se mendova se do ishte rrethuar me ndonjë masë mbrojtëse. Nuk është më, më tha. Po pse? Sa keq!, thashë me habi, si ka mundësi, e kanë prereë? Një pemë e Hrushovit në Stiar duhej të ishte një monument kulture.
Jo, jo- tha dhe duke qeshur, plaku me tregoi një histori të denjë vetëm për folklorin shqiptar.
Diku nga fillimi i ’60-s , më thirri Sekretari i Partisë në Delvinë. Më tha se Partia më ngarkonte me një detyrë secrete, si i besuar që isha. Duhej bërë tharja e pemës që kishte mbjellë Hrushovi neë Stiar, por në mënyrë që të mos binte në sy nga askush. U çudita, por nuk bëra pyetje. Pema duhej të "thahej" vetë. Si t’ja bënim? më pyeti sekretari. Për dreq asaj peme i ishin bërë shërbimet në maksimum dhe ajo rritej më e lartë se shoqet. U mendova u mendova dhe i thashë: dakord, do t’i hedhim shurrë pele çdo natë.
Dhe kështu çdo mesnatë ikja fshehurazi nga shtëpia me një kovë ku i mblidhja shurrën e pelës dhe ja hidhja fshehurazi portokalles. Mirë që me gruan bëja fjalë, se ajo dyshonte se ç’bëja unë natën, por për dreq, portokallja nuk jepte shenja tharje. U deshën ca javë që, më në fund, portokallja u dorëzua dhe u tha. U bë mbledhje e fshatit po askush nuk e shtyu më tej këtë punë. Atje unë e kuptova që punët me sovjetikët nuk ishin mirë - më tha plaku duke më futur krahun për t’u kthyer te makina.
Ika nga Stiari shumë kurioz për këtë histori. Muaj më vonë në Kinostudion që ende mbante frymën gjallë, pashë dokumentarin e udhëtimit të Hrushovit në Shqipëri. Dhe, ja, mes kronikës së kohës ishte Hrushovi në fshatin Stiar mes fushave me portokalle duke dhënë porosi që të mbilleshin sa më shumë të tilla. Këtu në Stiar duhej të kuptohej edhe enigma që shkruante Enveri për portokallet e Hrushovit.
Në 2009 në Universitetin e Rode Island në Amerikë, këtë histori ja tregova djalit të Nikita Hrushovit, Prof Sergei Hrushov. Duke qeshur, ai më tha se babai kishte treguar një vëmendje të veçantë për portokallet e Shqipërisë pasi mendonte se Shqipëria mund të furnizonte Kampin Socialist me portokallet e saj, dhe jo se donte të linte Shqipërinë pa bukë. Sa keq! më tha ai që portokallja nuk qenka, do ishte një atraksion i madh për atë zonë. (Për ironi të fatit, sot që shkruaj këto rreshta zona nga Delvina në Konispol po ndjek pikërisht këshillën e Hrushovit duke mbjellë vetëm portokalle).
Nejse, e gjitha kjo histori mu kujtua teksa kundroja punimet e shëtitores së re në Sarandë, mes një shiu që nuk pushonte. Nuk po flas as për formën dhe as për detaje të tjera, pasi Saranda e kafshuar keq këta 20 vjet e kishte të nevojshmë një ndërhyrje të tillë. Por më shumë doja të sillja një çështje shumë të rëndësishme në të tilla ndërhyrje: Memorien Historike.
Si Liman i vjetër, Saranda ka një histori të lashtë sa vetë jeta. Për fat të keq, te gjitha këto gjurmë u shuan qëkur shqiptarët bënë shtetin e tyre. Siç duket, as kultura e banorëve dhe as shteti i shqiptarëve nuk pati asnjë interes për ta ruajtur këtë trashëgimi. E nëse gjurmët e gurëve u bënë pallate, të paktën ka një mundësi për të ruajtur memorien historike. Si, do thote ndokush?
Po ja, te Limani i vjetër ku ende për fat ndodhet godina e ish Doganës kanë zbritur me dhjetëra personazhe historike. Shkallët e Limanit nuk janë më. Te godina e Doganës punoi dhe jetoi Naim Frashëri, i cili ka hipur me qindra herë në këto shkallë. Imagjinoni një nishan historik ku pushuesit ndalojnë dhe lexojnë për një prej poetëve tanë kombëtarë. (Imagjinoni në një vend tjetër se si do ta kishin bërë këtë shenjë kombëtare). Imagjinoni një nishan tjetër me foto nga vizita e Kontit Ciano, Ministër i Jashtëm i Italisë Musoliane, një prej figurave historike më të rëndësishme të periudhës fashiste. Te shkallët e Limanit, Ciano dhe gjysma e qeverisë italiane zbritën nga jahti qeveritar. Po aty, në ato shkallë u dorëzua komandanti gjerman i forcave të Korfuzit në 1944. Pak më tutje ndodhi një prej ngjarjeve më të rëndësishme të pas Luftës. Luftanijet britanike ranë në mina dhe filloi beteja e madhe ligjore e njohur në histori si ‘Incidenti i Kanalit të Korfuzit’. Implikimet e kësaj ngjarje që ndodhi në Sarandë ishin kaq të mëdha, sa për herë të parë Bashkimi Sovjetik vendosi veton në Këshillin e Sigurimit në favor të Shqipërisë së vogël. Ende sot ky konflikt juridik studiohet në të gjitha universitetet e rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare. Ja pra, edhe një nishan tjetër për këtë ngjarje historike.
Po te këto shkallë në 1959 zbriti Nikita Hrushov, njeriu më i fuqishëm i palentit (botës komuniste-shënim i Politiko) bashkë me gjysmën e Qeverisë Sovjetike. Njeriu që trashëgoi pushtetin e Stalinit, që përplaste këpucën në OKB apo që mbante dorën në armën atomike, zbriti pikërisht në këto shkallë. Ja edhe një tjetër nishan historik ku vizitorët që do shkojnë tutje tëhu mund të lexonin për këtë vizitë të veçantë në këtë Liman të vogël. Të gjitha këto janë, jo vetëm të një rëndësie të jashtëzakonshme për memorien historike, por edhe një magnet për turizmin. Po kush do i bëjë të gjitha këto? do pyesë ndokush. Po pra, po kush do t’i bëjë të gjitha këto është dilemma, se ne i kemi të gjitha këto hallatet qeveritare, edhe Ministri Turizmi, edhe Ministri Kulture, e më the e të thashë. Por, me sa duket, trashëgimisë dhe memories sonë historike këta "të besuar" i hedhin natën shurrë pele për të qenë në rregull edhe me Partinë edhe me historinë.
Shqipëri 2021…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38