Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Zgjedhjet/ Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mesazh të fortë Ramës, Bashës e Kryemadhit: Një i përjashtuar nga vettingu, s’mund të pranohet në parti tjetër.

E lidhur: “Një mur ndaj influencës ruse”, Yuri Kim jep detajet: Në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja ushtarake më e madhe në Ballkan.

■ Politikanë dhe kriminelë i përdorin në Shqipëri, si po pastrohen para me Bitcoin .

■ Tri ditë pas arrestimit me qëllim ekstradimin në Itali, Gjykata liron ‘të fortin’ e Shkodrës, Bledar Cafin.

■ Qëndruan bosh për rreth një vit, plotësohen dy vakanca në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

■ Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Po rrezikohet jeta e banorëve.

‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve. Vendet vakante janë për trupën e nëpunësve civilë.

■ Nga paga minimale në 36 mijë lekë, rritja e pensioneve dhe deri te ulja e taksave, pikat e programit të PD. Ai shprehu bindjen se ky plan do ta çojë Shqipërinë përpara.

E lidhur: Rama reagon për programin e PD: Si tramvaji i Tiranës në 2011, gjumë të ëmbël.

■ Instituti i Shëndetit Publik ka arritur të konstatojë variant të ri të Covid-19 në Shqipëri, por nuk mund të përcaktojë se cili mutacion është.

■ Manastirliu: 600 mjekë e infermierë janë vaksinuar, jemi në pritje të dozave nga Pfizer.

■ Akuzat për pastrim parash e grup kriminal, SPAK kërkon 21 vite burg për Astrit Beqirin e Dhimitër Shkodranin.

■ Akuzat për korrupsion me legalizimet, GJKKO lë në burg kreun e Kadastrës së Beratit.

Të fundit