Flash News

KRYESORE

PPE dallon Shqipërinë nga Mali i Zi: Kritika për regres demokratik në Tiranë, qasje më strategjike ndaj Podgoricës

PPE dallon Shqipërinë nga Mali i Zi: Kritika për regres

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka nxjerrë në pah një dallim të qartë në konkluzionet e saj për Shqipërinë dhe Malin e Zi, pas zhvillimit të një vizite studimi në Tiranë dhe një misioni faktmbledhës në Podgoricë.

Në rastin e Shqipërisë, PPE thekson se janë evidentuar problematika që lidhen me funksionimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe standardet institucionale, duke lënë të kuptohet për një prapambetje apo regres në disa fusha kyçe të reformave.

Ndërkohë, në Mal të Zi, qasja duket më bashkëpunuese dhe strategjike. Përveç analizës së procesit të integrimit, PPE ka përfshirë edhe vlerësimin e aplikimit për anëtarësim të Lëvizjes Evropa Tani, duke sinjalizuar interes për të forcuar praninë dhe ndikimin e saj politik në këtë vend.

Megjithëse PPE riafirmon mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor si një investim strategjik në stabilitet dhe siguri, mesazhi i saj është i qartë: progresi drejt BE-së duhet të bazohet në meritë, reforma të besueshme dhe respektim të plotë të vlerave evropiane.

Dallimi në ton dhe përmbajtje mes dy vendeve sugjeron se Shqipëria shihet aktualisht si më problematike në aspektin demokratik krahasuar me Malin e Zi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by European People's Party (@epp)

Të fundit