Flash News

KRYESORE

Primaret në PD/ KOKOE shpall fituesit në 6 qarqe

Primaret në PD/ KOKOE shpall fituesit në 6 qarqe

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarqet: Berat, Korçë, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier.

Në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.

Në Qarkun e Beratit kanë votuar 2044 anëtarë të PD. Fitues i primareve në Berat është Zia Ismaili me 1091 vota, i ndjekur nga Ledion Marra me 306 vota.

Në Qarkun e Fierit votuan 4580 anëtarë të PD dhe fitues i primareve është Luan Baçi me 677 vota, I ndjekur nga Saimir Korreshi me 477 vota.

Igli Cara me 622 vota është shpallur fitues i primareve në Qarkun e Durrësit ku votuan 4922 anëtarë të PD.

Në Qarkun e Lezhës është shpallur fitues Gjin Gjoni 674 vota. Në total votuan 3669 anëtarë të PD. Gjoni ndiqet nga Aleksandër Lala me 438 vota.

Bledion Nallbati është shpallur fitues me 1219 vota, i ndjekur nga Edmond Spaho me 691 vota. Në total votuan 4826 anëtarë të PD.

Në Kukës fitues i primareve u shpall Shkëlzen Ibra me 707 vota, i ndjekur nga Shkëlqim Shehu me 430 vota. Në total 2640 anëtarë morën pjesë në primare.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit