Flash News

KRYESORE

Prokuroria konfirmoi vendimin grek dhe akuzat e Sali Berishës për Irena Gjokën

Prokuroria konfirmoi vendimin grek dhe akuzat e Sali Berishës për

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit.

Vendimi i gjykatës greke ndaj gjyqtares Gjoka është administruar zyrtarisht në dosjen hetimore, duke konfirmuar kështu akuzat publike të ngritura më herët nga kryedemokrati Sali Berisha. K 

Berisha ka deklaruar vazhdimisht se vendimi i autoriteteve greke përbën, sipas tij, “një fakt penal të padiskutueshëm”, duke akuzuar institucionet e drejtësisë për heshtje dhe mbrojtje të paligjshme.

“Kam denoncuar me dokumente zyrtare se kemi të bëjmë me një person të dënuar nga një gjykatë e huaj, që sot ushtron funksione në sistemin e drejtësisë shqiptare”, është shprehur Berisha në një nga deklaratat e tij publike.

Në reagimet e mëparshme, Berisha ka theksuar se “vendimi i gjykatës greke nuk është opinion, por akt gjyqësor i formës së prerë”, duke shtuar se, “çdo përpjekje për ta relativizuar këtë dokument është bashkëfajësi institucionale”.

Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit. 

Sakaq, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të gjyqtares Gjoka për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

 Paralelisht, SPAK po heton një kallëzim të bërë nga Berisha ndaj Gjokës për “falsifikimin e dokumenteve”. 

Të fundit