Flash News

KRYESORE

PS humbi Himarën, Tavo fitoi me votat e fshatrave të zonës së Vlorës

PS humbi Himarën, Tavo fitoi me votat e fshatrave të zonës

Vangjel Tavo u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës që u mbajtën të dielën. Me 5022 vota, Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, i cili mori 3545, një diferencë prej 1477 vota.

Por, pavarësisht fitores së bashkisë, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tavo ka fituar zgjedhjet por jo Himarën.

Të dhënat tregojnë se në Njësinë Administrative Himarë, fitues është Petro Gjikuria i “Bashkë Fitojmë” me 53.95% të votave ose 2462 vota. Ndërsa Tavo ka siguruar 2132 vota ose 46.41%. Pra, socialistët kanë fituar zgjedhjet, por kanë humbur Himarën.

PS humbi Himarën, Tavo fitoi me votat e fshatrave të zonës

Fitorja e Tavos i atribuohet Njësisë Administrative Hore Vranisht dhe Lukovë, ku ka siguruar shumicë votash.Si kryetar i zgjedhur i Himarës, Tavo do të qeverisë bashkinë me votat e marra nga fshatrat e zonës së Vlorës, aty ku Tavo ka mbajtur postin e prefektit para se të kandidonte në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit.

PS humbi Himarën, Tavo fitoi me votat e fshatrave të zonës PS humbi Himarën, Tavo fitoi me votat e fshatrave të zonës 

 

Të fundit