Flash News

KRYESORE

PS miraton e vetme buxhetin dhe taksat, dy deputetët që 'tradhëtuan' shumicën

PS miraton e vetme buxhetin dhe taksat, dy deputetët që

Me 83 vota, maxhoranca socialiste miratoi e vetme 9 projektligje të rendit të ditës që lidhen me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Seanca maratona zgjati rreth 16 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës, e cila protestoi simbolikisht duke i kthyer kurrizin dhe duke votuar kundër.

Vlen të përmendet se gjatë votimit, dy deputetë socialistë nuk e mbështetën tërësisht paketën: Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa Vullnet Sinaj abstenuan për dy ligjet që lidhen me paqen fiskale dhe detyrimet tatimore ndaj administratës qendrore dhe doganës.

Kryeministri Rama mbrojti buxhetin dhe investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer pas akuzave nga SPAK për tunelin e Llogarasë, u shpreh se nuk do të flasë kundër drejtësisë, pa dhënë një përgjigje të qartë për qëndrimin e saj në detyrë.

Të fundit