Flash News

KRYESORE

Qeveria ‘bën kurban’ AKU-në, vendos ta shkrijë pas skandalit të filetos me salmonelë

Qeveria ‘bën kurban’ AKU-në, vendos ta shkrijë pas

U desh skandali i filetos së pulës me salmonelë, që qeveria ‘të firmosë’ shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Skandalet të cilat nisën me mandarinat me pesticide të ndaluara nga Kroacia e te filetoja, duket se kanë detyruar ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, të drejtojë gishtin nga AKU.

Denaj njoftoi ‘live’ në studion e “Të Paekspozuarit” se AKU-ja do të shkrihet dhe do të bëhet një me inspektoriatet e ushqimit. Ministrja foli për një riorganizimit duke akuzuar indirekt si përgjegjës për skandalin, AKU-në.

“Katër ngarkesa me mandarina ishin mandarina eksporti. 35 janë bllokuar nga Greqia dhe Italia që janë vende të BE-së. Ky nuk është një fenomen shqiptar, nuk po e relativizoj që edhe ata qenkan më keq se ne, por dua të them se ky produkt bëhet duke rritur shkëmbimin e informacionit.

Kur ra gripi i shpendëve në Kroaci, ne bëmë bllokimin e importeve, apo kur ka një problem në Rumani, na intereson edhe ne. Këto janë protokolle që ne i kemi vendosur në ligj. Në zbatim të tyre ka inspektorë dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

Në shtator të vitit të kaluar ka kaluar një ligj që do të vihet në zbatim deri në fund të vitit, me të gjitha aktet juridike që inspektoriatet do të riorganizohen, AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit”, deklaroi Denaj.

Vetë ministrja iu shmang përgjegjësisë kur u pyet për fileton e pulës e cila është konsumuar lirisht nga shqiptarët. Disa ditë pas skandalit Denaj ia kaloi topin krimit ekonomik, duke deklaruar se pas referimit nga AKU, i takonte policisë dhe institucioneve përgjegjëse të merreshin me rastin.

Nga 27 ton fileto pule të importuar nga Brazili, 2.6 ton rezultoi e infektuar me salmonelë dhe që ishte hedhur në treg për konsum.

Të fundit